Page 117 - Demo
P. 117
Bekuar qofshin viti, muaji, e dita,E çasti, ora, koha dhe ajo stinë,E vendi i hijshëm, edhe ajo krahinë,Ku u lidha nga ata sy të bukur si drita;E bekuar qoftë i ëmbli mund, ku arritaPër herë të parë të takoj Dashurinë,E harku me shigjetat, që më grinë,E plagët së cilash në zemër u sfilita.Bekuar qofshin, po, dhe ato bërtimat,Që kam shpërndarë, kur thirrja vashën timeE lotët, e dëshirat e psherëtimat;E bekuar qofshin ato letra e shkrime,Kushtuar veç asaj, dhe ato rimat,Ku tjetër grua pjesë s’ka asnjë thërrime.KËNGA LXIPara leximitFrançesko Petrarka, autori i sonetit të mëposhtëm, ishte një ndër figurat themelore të letërsisë italiane dhe evropiane. Në këtë sonet, ai i këndon dashurisë për Laurën, muzës që do të frymëzojë një pjesë të madhe të krijimeve të tij. Ai sjell ndër mend vendet, çastet dhe vuajtjet gjatë periudhës së njohjes me të. Ky sonet i përket pjesës së parë të përmbledhjes \ohur e poetit.Françesko Petrarka (1304-1374) konsiderohet si një nga themeluesit e humanizmit dhe një ndër figurat e para dhe kryesore të Rilindjes Evropiane. Ai lindi në Areco dhe më vonë jetoi në Piza dhe në Provansën franceze, e cila ishte djep i poezisë lirike. Këtu Petrarka i ri studioi gramatikë, retorikë, dialektikë. Më vonë u zhvendos së bashku me familjen në Bolonjë, ku studioi autorët e antikitetit dhe autorët e rinj. Pastaj hyri në Urdhrin Françeskan. Petrarka ka luajtur shpesh rolin e ndërmjetësit, me kërkesë të vetë Papës dhe mbretërve të kohës, për zgjidhjen e konflikteve të ndryshme. Ai fitoi famë të madhe si njeri i dijes e i kulturës, por edhe si poet i pakrahasueshëm.Petrarka është autor librash, traktatesh e vëllimesh mjaft të çmuara. Kryevepra e tij mbetet Libri i këngëve, që përmban 336 lirika (sonete) të shkruara në 40 vjet. Shumica e soneteve kanë tematikën e dashurisë, kurse disa prej tyre trajtojnë fenë, moralin, patriotizmin etj. bekoj – i jap bekimin ose uratën dikujt a diçkaje.Fjalor115

