Page 118 - Demo
P. 118
STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Lexoni sonetin dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.Kujt i kushtohet poezia dhe me ç’urim të poetit nis ajo?Çfarë lloj poezie është kjo? Sonet. Baladë. Poezi epike.Gjeni cilat tema gërshetohen në këto vargje, duke i ilustruar me shembuj konkretë.Në cilin moment arrin kulmin përfshirja e poetit nga dashuria? Analizojmë tekstin 2 Shpjegoni rolin e përdorimit të figurës së enumeracionit në këtë poezi. Gjeni dhe shpjegoni atmosferën që krijon enumeracioni ngjitës dhe ai zbritës. 3 Pse poeti e sheh dashurinë edhe si dritë, edhe si vuajtje? Shpjegoni këtë ndjesi, të dhënë përmes figurave letrare në vargun: Ku u lidha nga ata sy të bukur si drita. 4 Petrarka ka përdorur shpesh antiteza, të cilat kritika letrare i ka quajtur figura stilistike madhështore. Gjeni antitezën dhe shpjegoni efektin e përdorimit të saj në këtë sonet.Interpretojmë tekstin 5 Përcaktoni llojin e strofës, të vargjeve dhe rimën e kësaj poezie. 6 Analizoni sfondin kohor dhe vendor në funksion të ndjenjës së dashurisë. 7 Kjo poezi është konsideruar si një rrëfim me subjekt. Gjeni detajet që e tregojnë këtë. Gjuha e tekstit 8 Shpjegoni rolin e foljes në mënyrën dëshirore në këtë poezi. 9 Dalloni dy shembuj ku kemi përmbysje të rendit të fjalëve në vargje dhe thoni çfarë emocionesh përftohen përmes tyre. 10 Gjeni disa fjalë që japin gëzimin e dashurisë dhe disa të tjera që japin mundimin e saj.Reflektojmë rreth tekstit 11 Diskutoni rreth mesazhit që përcjell kjo poezi. Detyrë Gjeni sonete të tjera nga autorë të ndryshëm dhe recitojini në klasë.Ktheni në prozë poezinë e mësipërme.SonetiSoneti është një poemë që shpreh një ide, një ndjenjë, një mendim brenda 14 vargjeve dhe një strukture të mirëpërcaktuar. Origjina e termit sonet mendohet të vijë nga italishtja dhe të ketë lidhje me fjalën suono: zë, tingëllimë. Përmbledhja me sonete \ këtë lloj shumë të njohur, ndaj dhe soneti më i njohur është ai i formës që përdorte Petrarka: dy strofa katërshe (dy katrena) dhe dy strofa treshe (dy tercina). Ose një strofë prej tetë vargjesh e një prej gjashtë vargjesh. Renditja e rimës është ABBA ABBA për katrenat, kurse tercinat nuk duhet kurrsesi të kenë të njëjtën rimë si katrenat, por duhet të jenë p.sh.: CDC CDC ose CDE CDE.I njohur është edhe soneti shekspirian që përbëhej prej tri strofash katërshe (tri katrenash) dhe një strofe dyshe (distiku), me rimë të shpejtë: ABAB CDCD EFEF GG. 116

