Page 119 - Demo
P. 119


                                    FjalorKur në sulm hodhën turqitHordhitë e pambaruara,Kështjellat e sintaksësS’i muar, që s’i muar.Në bedena poemashPopullore mbetënKufoma divanesh eKufoma bejtesh.Kur panë se gjuhësS’i hodhën dot prangat,Lëshuan drejt sajGjithfarë merimangash.Parashtesa dhe pjesëzaE lidhëza së prapthiTë bukurën gjuhëTa bënin lesh arapi.Në përçartje ta ktheninNë delir në jerm,Ishin vite të rënda,Ishin shekuj plot helm.GJUHA SHQIPEPara leximitNë letërsinë shqipe kanë zënë vend shumë poezi kushtuar gjuhës, si një prej elementeve më të rëndësishme të identitetit kombëtar. Në poezinë e mëposhtme, Ismail Kadare vlerëson forcën shprehëse të saj, si mjet që nxit një krijimtari letrare të pasur. Gjuha është frymë dhe ndërgjegje kombëtare, është informacioni më i rëndësishëm shpirtëror i mbërritur prej të parëve, është shenja e parë e identitetit shqiptar. Kjo poezi e Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal, me të cilët ka pasuruar poezinë shqipe.Ismail Kadare  (1936) është një nga shkrimtarët më të shquar të letërsisë bashkëkohore shqipe. Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet dhe u bë i njohur me vëllimin “Shekulli im” (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike: “Përse mendohen këto male” (1964), “Motive me diell” (1968) dhe “Koha” (1976). Në fushën e prozës, janë shumë të njohura romanet: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1963), “Kështjella” (1970), “Kronikë në gur” (1971), “Pallati i ëndrrave” (1981), si dhe përmbledhjet me tregime dhe novela: “Emblema e dikurshme” (1977) dhe “Ura me tri harqe” (1978). Veprat e Ismail Kadaresë janë përkthyer e botuar në më shumë se 45 gjuhë dhe janë vlerësuar nga kritikët dhe lexuesit anembanë botës. Vepra e tij ka karakter universal, por rrënjët i ka të ngulura thellë në tokën shqiptare. Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës. Në vitin 2005 fitoi Man Booker International Prize, në vitin 2009 çmimin Princi Asturias për Artet, në vitin 2015 Çmimin Jerusalem, kurse në vitin 2016 mori titullin “Komandant i Legjionit të Nderit” në Francë. Emri i tij përmendet shpesh nga shtypi dhe kritika ndërkombëtare si një nga shkrimtarët kandidatë për Çmimin Nobel në letërsi.hordhi – bandë e egër gjakatare.beden – pjesë muri e ngritur si dhëmb në murin mbrojtës të kështjellës, prapa së cilës mbroheshin luftëtarët. divan – (këtu) lloj poezie e njohur në letërsinë orientale. bejte – lloj poezie e njohur në letërsinë orientale. delir – dalldi, shastisje, kllapi. jerm – kllapi, përçartje. 117
                                
   113   114   115   116   117   118   119   120   121   122   123