Page 12 - Demo
P. 12


                                    Ciklopi shfryn. Shtrihet përmbys mbi bar dhe e pyet Odisenë:– O i huaj, si e ke emrin?– “Askushi” më quajnë!– A, emër i bukur!– Pa më thuaj, – e pyet Odiseja, – s’do të më bësh ndonjë nder për hir të verës që të dhashë?– Do të të bëj që ç’ke me të! Do të të ha të fundit! Pastaj i thotë plakut Silen:– Hidh verë e sillmë të pi! Ç’më rri? Ia mbush gotën dhe Ciklopi e zbraz.– Oh, oh! Hopa! Qielli po më vjen rrotull. Po shoh Zeusin dhe tërë hyjnitë!Satirët fillojnë të kërcejnë. Ciklopi rrëmben Silenin në krahë dhe, duke kërcyer, humbasin të dy brenda në shpellë. Bashkë me të hyn edhe Odiseja, por pas ca kohësh del përsëri e u thotë satirëve:– Të gjitha janë në rregull, o djem! Ciklopi po gërhet në këtë kohë. Sa për hellin, gati është! Tani, përpara, dua të tregoheni burra të vërtetë!Gjunjëzohet e falet:– Hefest, hyjni i Etnës! Na ndihmo të shpëtojmë nga kjo egërsirë, para se të na gllabërojë të gjithëve! Gjynah është që të na hajë një ciklop ne që na nderoi një Trojë e tërë!Odiseja hyn për pak në shpellë për të parë se ç’bëhet dhe del përsëri. Me gishtin në buzë u bën shenjë satirëve të heshtin. – Shëëët! As frymë mos merrni! Bëni kujdes mos kollitet ndonjëri! Po fle në gjumë të thellë...– Mirë, do ta mbajmë frymën.– Eja tani të kapim hellin të gjithë bashkë.Atëherë disa prej tyre thonë:Para leximitKjo pjesë është përshtatje në prozë e veprës “Ciklopi” të Euripidit. Në qendër të saj është një ciklop i fuqishëm dhe i frikshëm me emrin Polifem, i cili shfaqet si një gjigant i egër që ushqehet me kafshë e njerëz. Ai jeton në një shpellë të madhe ku ka robëruar plakun Silen dhe bijtë e tij, satirët, të cilët i shërbejnë dhe i rrisin bagëtitë. Gjatë peripecive për t'u kthyer në atdheun e tij, Odiseja dhe shokët e tij do të ndalojnë në ishullin e Polifemit, Sicilia e sotme. Ata do t'i shpëtojnë ciklopit vetëm falë zgjuarsisë dhe dinakërisë së Odisesë.CIKLOPIEuripidi është një nga tre përfaqësuesit më të mëdhenj të tragjedisë së antikitetit grek, së bashku me Eskilin dhe Sofokliun. Ai shkroi mbi 90 vepra nga të cilat janë ruajtur të plota 18 tragjedi, 1 komedi, si dhe fragmente pjesësh të tjera. Temat e tragjedive bazohen në mite dhe legjenda. Ka të veçantë faktin që perënditë i paraqet si njerëz të zakonshëm me problemet, me dashuritë e xhelozitë e tyre. Në veprat e tij, ai krijoi karaktere, ngjarje e situata nga më të çuditshmet. Janë shumë të njohura tragjeditë e tij: si “Medea”, “Elektra” dhe “Ciklopi”. Kjo e fundit është e bazuar në një pjesë të poemës \mundimshëm i Odisesë për t'u kthyer në Itakë, atdheun e tij, pas përfundimit të luftës së Trojës.ciklop – këtu: gjigant me një sy, që ushqehet edhe me njerëz.satirë – qenie mitologjike, që u ofronin njerëzve verë dhe i ftonin në argëtim (këtu ata janë robëruar prej Ciklopit). hell – shkop i hollë me majë, nëpër të cilin kalohet mishi që të piqet.Hefesti – perëndia e zjarrit, vullkaneve dhe farkëtimit. Fjalor10
                                
   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16