Page 120 - Demo
P. 120
MetaforaFjalorTë të bënin ty, donin,Shqipëri memece,Po ja, erdhi Naimi,Si yll mbi ty ecte.Dorën e zbehtëMbi ballë të vuri,Të të hiqte zjarrllëkunPrej të sëmuri.Dhe vdisnin pjesëzat,Thaheshin merimangat,Ndriste si perlatPoezia e madhe.Kjo gjuhë, që provoiAkrepat e shkretëtirës,Ç'do të thotë përçartjeE di, oh, e di mirë.------------------------Kjo gjuhë martire,Lehonë e përjetshmeQë lindi mes dhimbjeshArt të pavdekshëm.përçartje – të flasësh pa kuptim, pa vetëdije. martir – ai që vuan shumë e jep edhe jetën për një çështje të lartë e të shenjtë.lehonë – një grua që sapo ka lindur fëmijë.Metafora është ajo fjalë a shprehje që emërton një send a një dukuri me emrin e një sendi a dukurie tjetër, që i ngjan. Shpesh metafora shpjegohet edhe si krahasim i shkurtuar, si krahasim pa lidhëzën krahasuese. Në metaforë mbartet kuptimi nga njëra fushë e jetës në një fushë tjetër, zëvendësohet kuptimi i një fjale me kuptimin e një fjale tjetër. Një lloj metafore që përdoret shpesh është kur shpirtëzohen sendet a dukuritë, d.m.th., kur tiparet e karakteristikat e një frymori kalohen te një jofrymor. P.sh.: pylli i shqetësuar, fusha frymon etj.118

