Page 121 - Demo
P. 121
STUDIM TEKSTI Kuptojmë poezinë 1 Lexoni poezinë dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.Cili është motivi kryesor i poezisë? Cilën kohë të historisë ka veçuar poeti si më shumë të rrezikshme për zhdukjen e gjuhës shqipe?Si ka arritur të mbijetojë gjuha shqipe ndër shekuj?Çfarë ka vënë poeti përballë poemave popullore në luftë për të ruajtur gjuhën?Çfarë ka prodhuar gjuha shqipe sipas poetit?Analizojmë poezinë 2 Për ç’lloj zjarrllëku bëhet fjalë në tekst? Nga cilat sëmundje mund të vuajë gjuha e një vendi? 3 Cilët janë akrepat që duan ta helmojnë gjuhën shqipe? Si mund ta arrijnë këtë gjë? 4 Shkrimtari ka përdorur në poezinë e tij një shumësi figurash letrare, si: krahasime, epitete, metafora etj. Cila është figura letrare e përdorur më shpesh? Gjeni pesë raste të përdorimit të kësaj figure. Interpretojmë poezinë 5 Shënoni me . Qëllimi i kësaj poezie është: t’i thurë himn gjuhës shqipe;të tregojë dashurinë e madhe që ka poeti për gjuhën; të paraqesë vështirësitë me të cilat është përballur gjuha për të mbijetuar; të tregojë sa shumë ka ndryshuar gjuha ndër shekuj. 6 Cili është poeti që përmendet në strofën e pestë? Çfarë simbolizon figura e tij? 7 Çfarë “bedenash” mund të krijonin këngët popullore shqiptare? Gjuha e tekstit 8 Zbërtheni kuptimin e figurshëm në togfjalëshat e mëposhtëm. Gjuhë martire ___________________________________________________________________________________________________ Lehonë e përjetshme __________________________________________________________________________________________ 9 Vargjet e poezisë krijojnë imazhin e një lufte të vazhdueshme të gjuhës për të mos u asimiluar. Gjeni në tekst dhe shënoni më poshtë fjalët tipike në përshkrimin e një lufte të mirëfilltë. Sulm __________________________________________________________________________________________________________________ Pse mendoni se poeti zgjedh të bëjë një paralelizëm të tillë mes luftës që bën gjuha dhe asaj që bëhet në fushëbetejë? 10 Cili është lloji i strofës dhe i vargut të përdorur në poezi? Po lloji i rimës? Si ndërtohet ajo?Reflektojmë rreth poezisë 11 Gjuha është pjesë e identitetit të njeriut. Si e ruan ajo lidhjen me të kaluarën dhe si e krijon lidhjen me të ardhmen? Detyrë Të gjitha gjuhët pasurohen me fjalë të reja që zakonisht krijohen nga fjalë ekzistuese. Megjithatë, ndodh edhe që pavarësisht se gjuha i ka fjalët e saj, në të ndërfuten edhe fjalë të huaja, të panevojshme. Përmendni disa prej tyre. Diskutoni në klasë rreth kësaj dukurie.119

