Page 122 - Demo
P. 122
Dëgjojmë NË MUNDSH1 Duke u nisur nga titulli i poezisë, \saj. Plotësoni skemën e mëposhtme. Para dëgjimitGjatë dëgjimit2 Dëgjoni poezinë. Gjatë dëgjimit, mbani shënime dhe përmblidhni idetë kryesore të saj.Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet filline fajin ty ta hedh dhe vetes t’i besosh,sa herë tek ti dyshojnë e s’të përfillinpor edhe dyshimet drejt t’i gjykosh...Në mundsh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur,e, kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh,madje, ndaj shpifjeve të rrish pa folur,me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh...Në mundsh t’mendosh, por jo gjer në shkatrrim,të ëndërrosh, por jo si rob ëndërrimesh,dhe t’i trajtosh njëlloj e pa dallimngadhnjim e shpartallim burim mashtrimesh. Në durofsh dot thëniet e tua të drejtanë kurthe për trutharët, kopukët që t’i kthejnë,t’i shohësh të thyera gjërat më të shtrenjtae prapë t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë...Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijoshsi në kumar, në një të vetme lojë,të rrezikosh, të humbasësh e prapë t’ia fillosh,dhe humbjen kurrë të mos e zësh në gojë...Në i detyrofsh dot muskul, nerv e puls e zemërtë të shërbejnë edhe kur gjithçka duket e kotë,e të qëndrosh kur s’ke asgjë më veç vullnetit,që vetëm fjalën “Qëndro!” gjithmonë të thonë...Në mundsh120

