Page 124 - Demo
P. 124
Shkruajmë KTHEJMË NJË POEZI NË PROZË1 Lexoni baladën “Kush e solli Doruntinën”. Më pas shkruani një tekst, i cili tregon të njëjtën gjë si poezia, por në prozë. Vëreni ndryshimet që ndodhin. Kush e solli Doruntinën Ditën e Pashkës në drekë, seç u ther një ka në fshat. Vajta mora një okë mish dhe e hodha në kusime vrap dolla në avlli, të marr një kërcu të zi, Të më shpiket një stëhi me vrap m’u hodh në kusi,më helmoi djemt e mi – nëntë djem e nëntë nuse, të nëntë me djem në duar! Nëntë djepe ç’m’i përmbyse, nëntë pajë ç’m’i zburritenëntë dyfekë ç’m’i shite! Kostandin, të ardhtë gjëmamartove Doruntinën larg, larg e larg mërguartri male kaptuar. Ditën e Pashkës së madhe Doruntina na hidhej valle.Kostandini u ngrit nga varri:rrasa iu bë kalëbalta iu bë shalë! Vrap e vrap e te Doruntina - Mirë se erdhe, o im vëlla! Në ke ardhë për të mirë, të vishem si gjeraqinë në ke ardhë për të keq,të vishem si kallogre. - Jo, motër, sikundër je! E hipi në vithe të kalit, zogjtë udhës thoshin: “Cili-viu, viu-viu,kush ia bën, ia bën vetiu!Keni parë a s’keni parë? Shkon një zogës bishtbardhë, I vdekuri me të gjallë”! Vete gjer te dera e kishës - Ik tani, o moj Doruntinë,se kam punë në ajodhimë, se aty e kam shtëpinë. Kush e solli Doruntinën Ditën e Pashkës, në një fshat, në orarin e drekës u ther një ka. Nëna shkoi atje dhe mori një okë mish, të cilin e vuri të ziente në një kusi.Ndërkohë, vrapoi dhe doli në avlli për të marrë një kërcu për zjarrin.Papritur u shfaq një stëhi, që u hodh nxitimthi në kusinë e mishit dhe ia helmoi djemtë.Kjo nënë kishte nëntë djem dhe nëntë nuse, të gjitha ishin me fëmijë të vegjël: djem.Nëna humbi gjithë familjen dhe, mes dhimbjes, thirri:\larg: tri male larg\Mallkimi i nënës ishte aq i fuqishëm, sa Kostandini e dëgjoi që nga brenda varrit të tij. Ai u zgjua nga gjumi i vdekjes për të përmbushur premtimin që dikur i kishte dhënë nënës së tij. Kështu ndodhi që Ditën e Pashkës së madhe, Kostandini u ngrit nga varri dhe u nis për tek e motra. Atij i erdhi në ndihmë rrasa e varrit që u shndërrua në kalë dhe balta që u shndërrua në shalë. Në këtë mënyrë vrapoi pa u ndalur për te Doruntina, e cila kërcente valle bashkë me shoqet e tjera në këtë ditë feste. Sapo e pa, Doruntina i tha: ……………….. Përfundoni së kthyeri në prozë vargjet e mbetura.122

