Page 126 - Demo
P. 126
2 Lexoni poezinë dhe kthejeni në prozë poetike. Vallja shqiptare Tri herë opinga rrahu dheun, sikur kërkoi leje prej tij. Pastaj shamia palët ndehu, me qetësi dhe madhështi.Kështu midis qiellit dhe botësvallja u lind, vallja u shpall. Këmba sinjale i çon tokës, dhe dora qiellit i jep lajm. Dhe vallja rrokulliset tutje në kohëra hedhur si hobé, prilli përsipër i hedh lule,dhjetori borën shkund atje.Valle shqiptare, shenja në erë. Ylbere tirqesh tej-tëhu. Kush ju kërceu ju një herë dhe këmbët rob s’i mbenë te ju? Kush ra midis vorbullës suaj dhe s’u përzhit dhe s’u përflak? Ju bubullima me opinga, që nëpër shekuj bridhni varg.Ismail Kadare Vallja shqiptare 3 Zgjidhni një poezi dhe kthejeni në prozë.Ruani të njëjtën temë.Vargjet dhe strofat lexojini disa herë.Mendoni se cila mund të jetë historia që ka nxitur shkrimin e kësaj poezie.Vargjet e shkurtra zgjerojini dhe bëjini fjali të gjata, duke shtuar gjymtyrë plotësuese.Fjalitë zgjerojini dhe bëjini fjali të përbëra.Shtoni shenjat e pikësimit në dialog, por edhe në mes të fjalive.Shtoni lidhëzat bashkërenditëse dhe nënrenditëse.Strofat bëjini paragrafë.Krijoni një strukturë hyrje – zhvillim – mbyllje.KËSHILLA124

