Page 129 - Demo
P. 129
ARGANI – Nga mushkëritë?TUANETA – Pooo. Pa më thoni, çfarë ndieni?ARGANI – Kohë më kohë ndiej një dhembje në kokë.TUANETA – Tamam, mushkëritë.ARGANI – Nganjëherë më duket sikur më kanë zënë perde sytë.TUANETA – Mushkëritë.ARGANI – Herë-herë ndiej dhembje këtu, në zemërTUANETA – Mushkëritë.ARGANI – Nganjëherë sikur më këputen këmbë e duar.TUANETA – Mushkëritë.ARGANI – Ka raste që më dhemb aq shumë barku, sikur kam kolit.TUANETA – Mushkëritë. Keni oreks apo jo?ARGANI – Po, zotëri.TUANETA – Mushkëritë. Ju pëlqen të pini nga pak verë?ARGANI – Po, zotëri!TUANETA – Mushkëritë. A nuk dremitni nga pak, pasi hani bukë, dhe a nuk ju pëlqen të flini?ARGANI – Po, zotëri.TUANETA – Mushkëritë, mushkëritë ju thashë. Po mjeku ç’ju ka këshilluar të hani?ARGANI – Më ka këshilluar të ha supë.TUANETA – Injoranti!ARGANI – Mish pule.TUANETA – Injoranti![...]ARGANI – Vezë të freskëta.TUANETA – Injoranti!ARGANI – Dhe në mbrëmje, më ka thënë, të ha kumbulla të thata, që të lahen mirë zorrët.TUANETA – Injoranti!ARGANI – Po më ka këshilluar sidomos që verën ta pi gjysmë përgjysmë me ujë.TUANETA – Injorantus, injoranta, injorantum! Verën ju duhet ta pini pa ujë fare dhe, që t’ju trashet pak gjaku, sepse e keni shumë të hollë, duhet të hani mish lope, mish derri të trashë, djathë Holande, bollgur, pilaf, gështenja, ëmbëlsira, që t’ju mpikset e t’ju trashet gjaku. Mjeku juaj është budalla. Do t’jua dërgoj unë mjekun që ju duhet juve le që sa kohë që të jem unë në këtë qytet, do të vij t’ju shoh vetë herë pas here.ARGANI – Nuk e di se si do të mund t’jua shpërblej.TUANETA – Po këtë krah, ç’e doni që ma mbani?ARGANI – Si?TUANETA – Po të isha në vend tuaj, do ta kisha prerë menjëherë atë krah.ARGANI – E pse?TUANETA – Nuk e shikoni se si ai ia merr gjithë ushqimin krahut tjetër?ARGANI – E shoh, e shoh, po mua më duhet krahu.TUANETA – Po atë synë e djathtë, pse nuk e nxirrni? Unë, të isha si ju, do ta kisha nxjerrë me kohë.ARGANI – Të nxjerr synë?Teksti dramatik Dy nënllojet e gjinisë dramatike, të njohura që nga antikiteti e deri më sot janë: tragjedia dhe komedia. Në tragjedi trajtohet një konflikt i brendshëm a ngjarje tronditëse, kurse në komedi trajtohen subjekte gazmore e qesharake. Teksti dramatik është i përbërë nga: dialogu, monologu dhe didaskalitë.Didaskalitë janë shpjegime të shkurtra për vendet, kohën dhe karakteret, të dobishme për të vënë në skenë pjesën teatrale, si dhe për të ndihmuar aktorët në lojën e tyre. Didaskalitë zëvendësojnë përshkrimet dhe detajet që nuk i thonë me fjalë personazhet. Ato i shërbejnë shumë vënies në skenë. 127

