Page 13 - Demo
P. 13
– Oh, oh, ne po çalojmë! Nuk futemi dot!– Oh, – thonë të tjerët, – edhe ne po këtë gjë pësuam. S’hyjmë dot. Shikoni këmbët tona qysh u shtrembëruan...– Po, po! Na u mbushën sytë me pluhur. Si të hyjmë?Odiseja nxehet e u thotë:– Dredharakë qenkeni të gjithë!– Si është e mundur? – i përgjigjen. – Dinakë qenkemi se nuk kemi oreks të hyjmë brenda e të na i bëjë turinjtë përshesh Ciklopi?– Mjaft! – u thotë me të egër Odiseja. – Ju mora vesh mirë. S’e dua ndihmën tuaj. Do të më dalin krah shokët e mi.Odiseja hyn në shpellë. Satirët fillojnë të këndojnë e të bëjnë gjeste:– Shtyjeni, o trima, sa më thellë të mundni hellin dhe digjeni syrin e bishës!Pas pak, nga brenda shpellës dëgjohen ulërima të forta të Ciklopit.– Oh, oh, më iku syri!– Sa bukur po këndon, o Ciklop! Këndo përsëri, – i thonë me të tallur silenët.– Oh, oh! – çirret pa ndaluar Ciklopi. – Këta hiç njerëz më poshtëruan. Por unë do t’ua rregulloj mirë qejfin. Do të qëndroj te dera, do ta ruaj me duar e asnjeri s’do të më shpëtojë.Ndërkohë shkon te hyrja dhe e zë me duar. Fytyrën e ka me gjak dhe syrin të djegur.– Ah, ah, oh!– Pse po bërtet, o Ciklop? – e pyet një satir.– Mora fund unë i ziu!– Ç’pësove! Mos vallë re në zjarr siç ishe i dehur?– S’rashë në zjarr, por më verboi Askushi!– Gjersa s’të verboi askush, përse çirresh?– Më verboi Askushi, po ju them!– Dhe ku është tani ai që të verboi? – E ku ta di unë? Mos vallë e patë ju gjëkundi? Ata të huajt janë ende brenda apo ikën?– Janë fshehur në skutat e shpellës e gëk nuk bëjnë.çirret – thërret fort me zë të ngjirur. FjalorCiklopët janë figura të mitologjisë të paraqitura kryesisht si gjigantë me një sy të vetëm e të rrumbullakët në qendër të ballit.Në varësi të miteve, ciklopët janë bij perëndish të ndryshme (Urani, Poseidoni) dhe paraqiten si farkëtarë, artizanë apo barinj. Shënim11

