Page 130 - Demo
P. 130
TUANETA – Nuk e dini se ai nuk e lë të shohë mirë këtë tjetrin dhe i rrëmben gjithë ushqimin? Besomëni mua, nxirreni sa më parë, se do të shihni shumë më kthjellët me syrin e majtë.ARGANI – Nuk na nxiton gjë për atë punë.TUANETA – Tungjatjeta, më vjen keq që po ju lë, po duhet të shkoj në një konsultë të madhe mjekësh, që do të bëhet për një njeri që vdiq dje.ARGANI – Për një njeri që vdiq dje?TUANETA – Po, po, të shohim se ç’duhej t’i qe bërë që të shërohej. Tungjatjeta!ARGANI – Më falni, zotëri, ju e dini se të sëmurët nuk janë në gjendje t’i përcjellin ata që vijnë i shohin.KomediaKomedia është lloj i gjinisë dramatike, ku përqeshen, goditen dhe vihen në lojë veset e të metat njerëzore dhe shoqërore. Përmes ironisë dhe sarkazmës goditen dukuritë e shëmtuara: mendjemadhësia, lakmia, etja për pushtet, paturpësia, marrëzia etj. Ndryshe nga tragjedia, që përfundon me dhimbje, me vdekjen e personazhit, komedia zakonisht përfundon në mënyrë të gëzueshme. Në aspektin tematik, komedia është më afër jetës së përditshme. Personazhet flasin gjuhën e zakonshme, mbartin po ato dobësi që vihen re në jetën e përditshme, ndaj ne mund të qeshim me dukuri dhe karaktere të ndryshme.Kur komedia kritikon dukuri ose karaktere duke i përqeshur keq dhe duke i dënuar rreptë, kemi satirë. Kur ndaj dobësive dhe të metave njerëzore flet me mirëkuptim dhe pa synuar që t’i dënojë, është fjala për humor. Në disa raste komikja dhe satira ngrihen në një nivel të tillë, ku karakteret e caktuara jepen me një formë shumë të shtrembëruar, të panatyrshme e të shëmtuar, duke bërë që komikja të qëndrojë mes humorit e seriozitetit. Në këtë rast kemi të bëjmë me groteskun. Komeditë më të njohura janë veprat e shkruara nga Shekspiri, Molieri etj.128

