Page 131 - Demo
P. 131
STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Lexoni komedinë dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme. Në këtë skenë vjen një mjek i panjohur për Arganin. Ç’lojë ka përgatitur Tuaneta për zotërinë e saj?A vëren Argani ndonjë lidhje mes Tuanetës dhe mjekut të sapoardhur? Pse nuk është në gjendje të kuptojë që bëhet fjalë për të njëjtin person?Sipas mjekut të sapoardhur, cili organ i trupit të Arganit ishte i sëmurë? Çfarë këshillash “mjekësore” i jep Arganit ai? A i jep ndonjë ilaç? Pse Argani shfaqet i çuditur dhe i frikësuar nga mjeku i ri?Analizojmë tekstin 2 Renditni emrat e personazheve në fragment. A ka secili prej personazheve vetëm një rol? 3 Si ndryshon qëndrimi i Arganit ndaj doktorit të ri, që nga fillimi i pjesës deri në fund të saj? 4 Tuaneta, e maskuar si mjek, shqipton fjalët: “Injorantus, injoranta, injorantum!”. Pse shtiret ajo sikur po flet në latinisht? 5 Gjeni në tekst momentin kur Argani frikësohet, gjë që e bën t’i thërrasë mendjes, duke e bërë lexuesin edhe të qeshë, edhe të trishtohet për të. 6 Analizoni dy personazhet e pjesës së shkëputur nga komedia, duke i vënë përballë njëri-tjetrit.Argani Tuaneta Me mendje të turbullt Me mendje të kthjellët Interpretojmë tekstit 7 Tuaneta, e maskuar si mjek, e quan zotërinë e saj i sëmurë kaq i dëgjuar dhe i famshëm. Cilat janë arsyet? 8 Pse Tuaneta krijoi një skenë të tillë? A filloi të dyshonte Argani për vërtetësinë e atyre që i thoshin mjekët?Gjuha e tekstit 9 Gjeni situatat, batutat, veprimet, të cilat krijojnë humor dhe shtensionojnë situatën, të cilën Argani e paraqet si dramatike. 10 Batutat që shkëmbejnë personazhet janë të gjata apo të shkurtra? Çfarë tregon kjo në lidhje me ritmin e ngjarjeve?Reflektojmë rreth tekstit 11 Vlerësoni emocionet tuaja në lidhje me Arganin. Ky personazh ju bën të qeshni, të ndieni keqardhje për të, apo të dyja? 12 Molieri i krijonte komeditë e tij duke goditur dukuri ose karaktere të kohës së tij, por veprat e tij mbeten bashkëkohore. Çfarë mesazhi merrni nga kjo komedi? A njihni njerëz që i ngjajnë Arganit në fiksimin e tij?Detyrë Interpretojeni në role këtë komedi.129

