Page 132 - Demo
P. 132


                                    Shkruajmë Një tekst për teatërNë fazën parapërgatitore, zgjidhni një tregim që ka veprim të ngjeshur dhe dialogë të shumtë. Punoni me të, duke shtuar dialogët dhe duke bërë sqarime për mënyrën se si do të zhvillohet secili prej tyre. Këto sqarime do të jenë didaskalitë e tekstit për teatër që ju po krijoni.Në fazën parapërgatitoreNxirrni në pah dëshirat e secilit personazh. Çdo personazh kërkon diçka. Përpiquni të evidentoni dëshirat e secilit prej tyre, edhe në rastet kur kjo dëshirë është vetëm një gotë me ujë. Nxirrni në pah konfliktin në dialog. Plotësimi i dialogëve me tension nuk do të thotë se personazhet tuaja duhet të flasin sikur gjenden mes një beteje. Konflikti mund të jetë po aq i fuqishëm, edhe duke e shprehur atë nëpërmjet formave të veçanta të ligjërimit. Shprehni në dialog fërkimet, keqkuptimet ose dëshirat e parealizuara. Sqaroni mirë nëpër didaskalitë e ndryshme se si duhet të jetë skena dhe si duhet të sillen e veprojnë aktorët. Parashikoni fatet e personazheve përmes fjalëve dhe fjalive që do t’i bëni pjesë të dialogëve.Mendoni edhe skenat ku do të zhvillohet ngjarja.Në fund të këtij procesi do të keni në dorë draftin e parë të dramatizimit të tregimit, i cili nuk duhet të jetë shumë i gjatë. Gjatë rishikimit, zgjeroni dhe pasuroni dialogët. Gjithashtu verifikoni nëse fjalët e autorit janë shprehur përmes dialogëve. Në rast se nuk e keni realizuar si duhet një gjë të tillë, mund të merrni në konsideratë futjen e një “zëri” tjetër: tregimtarin e ngjarjes.Gjatë rishikimit1 Dramatizoni fragmentin e mëposhtëm, sipas modelit të dhënë.Fragment në prozë Tekst për teatër Fotografja e çuditshme Nisem drejt saj me hapa të ngadaltë.  Është shtrirë, mbështetur në bërryla. Në duar mban krejtësisht të palëvizshëm aparatin fotografik.– Mos u afro! – më paralajmëron.Ndalem pak metra larg saj. Rrudh vetullat, si për t’i treguar se ka zaptuar një hapësirë publike. – Ke bllokuar trotuarin, – i them, me një zë të ngjirur.Ajo rrotullon ngadalë qafën dhe më pëshpërit: – Do t’i trembësh! Vështroj trotuarin e zbrazët. Nuk dalloj as lëvizjen më të vogël. Ngre këmbën që të bëj pas, por, krejt papritur, më zënë sytë dy hardhuca tropikale në ngjyrë të gjelbër të çelët. Qëndroj si i ngrirë dhe eAkti i parë, skena e parëDekor që të lë të kuptosh se jemi në një ditë vere përvëluese, ndriçim i mirë që e nxjerr në pah këtë, një trotuar mbi të cilin është shtrirë një vajzë me një aparat fotografik në dorë. Në skenë hyn një djalë dhe ndalet para saj.Vajza: (me ton urdhërues) Mos u afro!Djali: (i habitur, ngaqë nuk ka ku kalon dhe me një zë të ngjirur) Ke bllokuar trotuarin.Vajza: (rrotullon ngadalë qafën dhe pëshpërit) Do t’i trembësh! Djali: (vështron trotuarin e zbrazët ku asgjë s'lëviz dhe bëhet gati të largohet, por papritur sheh dy hardhuca tropikale) Kuptoj...Gjatë këtij procesi, tregoni kujdes:130
                                
   126   127   128   129   130   131   132   133   134   135   136