Page 134 - Demo
P. 134


                                    Duka ISkena e përparshme. Disa mobilje janë të mbulueme me pëlhurë si me i përgatitë të largohen andej.LEKA: Tue hy i thotë Dorës që vjen nga dera tjetër përballë. Dikush kërkon diçka në dhomën time e kudo ku janë çaklat vetjake të mia. Tmerr! Njeriu e ndien veten të kontrolluem edhe në shtëpi të vet.---PRENDI: Hyn tue shty karrocën me turr. Dikush ka ndalë dhandrrin tonë te dera, njerëz të Sigurimit. E kanë mbajtë një orë të ndrymë. E kanë pyetë çfarë lyp ai në shtëpinë tonë, si mos me qenë kjo shtëpia jonë, po e atyne: a keni ç’ndëgjoni!DORA: Kush na siguron se nuk e kanë shtetizue shtëpinë me gjithë rrethinë?LEKA: Tmerr! Tmerr! Tmerr! Të gjithë flasim vetëm për punët tona të mbrendshme pa sjellë kryet se shka po ndodh përjashta!SHKRIMTARI: Mend e kemi atje ku e kemi, s’ke shka ban! Nuk ashtë e vërtetë se më kanë arrestue e mbajtë për një orë.PRENDI: Të kanë marrë nën vrejtje, njisoj ashtë.SHKRIMTARI: Të kuptohemi! Thashë se Njeriu i Huej më ka grishë në kafe prej të cilit mora vesh se auktoritetet më paskan mue në sy e se unë qenkam i zoti i shtëpisë, jo Leka! Ty, Lekë, të mbajnë tepër të ligshtë për një përgjegjësi të tillë. Të gjithë shikojnë të shtangun. Natyrisht, nuk i kundërshtova: le të mos u bien punëve tona për fill! Besës E di se bie nëTRASHËGIMIAPara leximitDrama “Kandili argjandit” e kthen lexuesin në Shqipërinë e viteve ’50, në një familje që po kalon një moment të vështirë. Kryetari i familjes, Shtjefni, sapo ka vdekur dhe kjo ngjarje ka shkaktuar një reagim shumë të fortë të pjesëtarëve të familjes. Të gjithë duan të dinë se ku është fshehur ari dhe a do të marrë secili prej tyre pjesën që i takon. Të gjithë drejtojnë sytë nga Leka, djali i vetëm që, me sa duket, s’di asgjë. Ngjarjet zhvillohen në vitet e para të regjimit komunist, në kohën kur pasuria jo për pak familje shqiptare u bë ogur i zi. Grabitja e paligjshme dhe e dhunshme prej pushtetit komunist e pasurisë së vënë ndër breza nga familje të pasura, u bë diçka e ligjshme. Camaj, me një objektivitet të dallueshëm, bën një analizë të hollë të natyrës njerëzore, në një moment specifik, atëherë kur të gjithë tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë. Ari është i fshehur para syve të të tërëve, aty ku nuk i shkon në mend askujt. Vendi ku është fshehur habit shumë lexuesin dhe ul dramatizmin, duke krijuar entuziazëm. Martin Camaj lindi më 21 korrik 1925 në Temal (Dukagjin) dhe u nda nga jeta në 12 mars 1992 në Gjermani. Ai është autor i përmbledhjeve me poezi: “Një fyell ndër male” (Prishtinë 1953), “Legjenda” (Romë 1964), “Lirika mes dy moteve” (Munih 1967), “Drandja” (Munih 1981), “Palimpsest” (Munih 1991), “Djella: tregim në prozë e në vjershë” (Romë 1958), romanin “Rrathë” (Munih 1978), romanin “Karpa” (Romë 1987), \(1981) dhe “Kandili argjandit” (1983) etj. Camaj ka qenë kryeredaktor i revistës “Shejzat” të Koliqit në Romë, atje ku mbrojti dhe doktoraturën. Gjatë jetës së tij, ai ushtroi profesionin e profesorit në universitetin e Munihut dhe dha një kontribut të çmueshëm në fushën e gjuhësisë. Fjala \folja \do të thotë \Në këtë tekst dramatik ka kuptimin \Camaj i qëndron besnik traditës së shkrimit të dramës sipas së cilës edhe Fishta i emërtonte skenat \Shënim132
                                
   128   129   130   131   132   133   134   135   136   137   138