Page 135 - Demo
P. 135
Fjalorqull unë ma parë se Leka, por atë nuk duhet ta gjejë asgjâ e ligë: në talljepeshon sa ari!DORA: Nuk po të kuptoj.PRENDI: Si nuk kupton? Ky don me e mbrojtë Lekën, i përket familjes, si dreqin s’e kupton (më shtitë në mëkat me nemë!).SHKRIMTARI: Ky ashtë trashigimtari, Leka e ka në gjak zotësinë e drejtimit e të shpëtimit të familjes. Unë ketë e mbaj si kapidan të një anije tue u mbytë. Mendoj dhe për gruen e… fëmijën. Instinkti, përvoja e tij, ashtë ma e vlefshme se ari i fshehun dikund në gjijet e kësaj shtëpie ose në rithinë ndoshta edhe në ledhet që rrethojnë kopshtin.LEKA: E mora me mend se nuk rrin pa e hapë kuvendin për arin, mbas hamendjes jo para të gjithëve, po mbanesh vetëm me mue.PRENDI: Kam mendue keq për ty! Po mirë që jam gabue.SHKRIMTARI: Kjo nuk më ban as të nxehtë, as të ftoftë se ke mendue se sillem këndej vetëm për zbulim të arit, të marr një pjesë të tij, pajën e sime shoqe që nuk ia keni dhanë deri më sot e mandej t’u lamë hijen pa na hy ferrë në kambë. Por Njeriu i Huej aq i pa krypë si e kam mendue, besa, nuk ishte: ai të çmon si ma të urtin në këtë shtëpi, dhelpën e lindun, tha ai. PRENDI: Edhe mue më dhimbet shtëpia ma tepër se tanë ari i botës! Këto vlera duhen çmue: merre me mend se shka kanë vuejte të parët për këto troje! Qaje Zot të keqen, qaje Zot të keqen! Kësaj here përpara se të filloni të grindeni po largohem këndej. Jam kaq i ligësht sa nuk jam ma i zoti ta shtyj vetë karrocën.DORA: Si ndër shumë raste tjera, Prend kësaj here ma tepër se kurrë jeni të nevojshëm të rrini këtu e t’i ndëgjoni se ç’ka thonë këta dy trima.PRENDI: I lëshuem zemre Kësaj here vetëm Perëndia mund të na ndalë të keqen, të gjithë jemi të pafuqishëm si këto kambët e mia! I bie koka mbi parzëm.SHKRIMTARI: Lekës Gabimi im qëndron në pikën se, ndonëse e pashë se je i acaruem, e hapa se hapa kuvendin në këtë drejtim. Shiko, na të dy shi në këtë çast duhet të jemi të hapët mes nesh për t’i përballue së bashku vështirësitë.LEKA: Vështirësitë? Çfarë vështirësish ke ti? A po të rrëzohet ty shtëpia?SHKRIMTARI: Ka dalë, të fillojmë me arsyetue, si thotë latini. Në daç që ta dish fill e për pe kujdesin tim, po ta thom: unë këtu, në këtë shej kohe, mproj interest e time shoqe, sat motër!DORA: Shkrimtarit Ta lamë se fshehet një thesar i tillë në trojet e kësaj shtëpie, një pjesë e tij i përket familjes sime.çakla – rrecka, çikërrima.shtetizue – shtetëzuar: shndërrimi në pronë shtetërore i pronës private. grishë – ftoj; thërres, e josh.turr – vrull.nemë – nëm, mallkoj.i bie përfill – këtu: e qëmton, e hulumton me kujdes, një për një.bie në qull – humbet në atë që po bën, tregohet i ngathët. ledhet – baltë; ledhishte. parzëm – pjesa e gjoksit, ku janë vendosur mushkëritë dhe zemra; kafazi i kraharorit.nuk më ban as të nxehtë,as të ftoftë – (shprehje frazeologjike) nuk më bën përshtypje, nuk ndikon tek unë.i lë hijen – (shprehje frazeologjike) largohet, papritur, fshehtas e shpejt prej dikujt.pa i hyrë ferrë në këmbë – pa u dëmtuar aspak, pa kokëçarje.pajë – plaçkat dhe pasuria që merrte me vete nusja e i çonte në shtëpinë e dhëndrit kur martohej.dhelpën e lindun – (shprehje frazeologjike) shumë i zgjuar e dinak nga natyra.i lëshuem zemre – (shprehje frazeologjike) i pikëlluar, i dorëzuar.hap kuvend – hap bisedë.shi – mu, pikërisht.fill e për pe – krejtësisht, tërësisht, me çdo detaj.shej kohe – shenjë kohe, këtu: çast.ta lamë – këtu: ta zëmë. 133

