Page 136 - Demo
P. 136


                                    FjalorLEKA: Don me thanë ty pse tina qenke e vetmja trashëgimtare, po qe se familja ime apo im atë janë vjedhës të pasunisë të parëve tu?DORA: Edhe po t’ishte kështu, unë s’due farë përfitimi ose pjesë në të; kjo pasuni të gjithë neve do të na prishte gjakun e zemrës në marrëdhanje tona e do të sillte vetëm rreziqe.SHKRIMTARI: Vetëm rreziqe, po kuj ia thue këtë?DORA: Ty, për shembull.SHKRIMTARI: Me këtë problem, të arit, po due me thanë, nuk jam ballafaque kurr, as teorikisht, po due me thanë, në letërsi. Po tue e ndjekë hollë hollë si përjetim konkret: në një anë familja ime në këto kushte, ari si mjet për të mbetë gjallë e në tjetrën arin tue të vezullue para sysh, ta thomi, në terrin e një katoit, bahesh me dalë mendësh.[...]PRENDI: Andaj mbas çdo lufte ose kolere u lyp prej nesh ari, por jo kurrë në këtë mënyrë brutale si sot. Ata njerëzit e paemën që mjagullojnë si maca edhe natën mbi ledhe e mure, s’e kanë pikën e njerëzisë.DORA: Si çakej, thuej, po mirë që ky metal s’kalbet se do t’i kishin ra shpejt në erë.SHKRIMTARI: Populli i ka cilësue, populli në emën të cilit flitet: njerëz pa emën, gjysa mashkull e gjysa femën.[...]DORA: Mue më acaron grindja juej nësa Njeriu i Huej e kushdi sa e sa tjerë që nuk i shohim, njerëz pa emën ose me dy emna, ndoshta të dy të trilluem, sillen rreth tash për të na çartë. Arin lypin të gjithë për vete, dikush në emën të familjes, dikush të popullit. Ku ashtë deh! Ky metal më thoni ku ashtë?SHKRIMTARI: Mirë, po ju vij të dyve te rruga! Ta zamë se Leka vërtet nuk e di se ku ashtë fshehë ari. Por edhe sikur të përpiqeni tanë ditën ta m’a mbushni menden se ai nuk e beson se ekziston, këtë nuk mundem me e kapërdi. Tash të pyes kështu drejtas, Lekë, e zbulove ti para se të rrexohet shtëpia, a kishe me ia dhanë sat motër hisen?DORA: Unë e njoh ma mirë Lekën: kurrën e kurrës nuk ia ndal hisën së motrës.Duka VNë skenë vetëm Katundari, Prendi e BesaPRENDI: Përqafohet me Katundarin Po çka të pruni ty këtu, bre? Kam kujtue se më ke harrue fare ose të ka gjetë ndoj gjâ e ligë: lavdo Perëndisë! Që qenke gjallë e shëndosh e mirë!KATUNDARI: Besës Erdha me ju vjedhë lulet e kopshtit.PRENDI: Thuej, erdha me i shpëtue lulet e kopshtit! Nuk di me çka me të nderue or mik i dashtun! A e sheh shka na ka gjetë: as gur mbi gur nuk po mbet. Ndoshta vetëm ti e paske ditë se çfarë kohësh do të vishin: gjithçka po kthehet për së mbrapshti. Unë si njeri i Zotit, si ma kanë ngjitë, kam predikue tanë kohën se parrizi nuk ashtë i kësaj jete, erdhën do tjerë e thonë të kundërtën: qe, thonë ata, këtë çka po sheh ti rreth e rreth, ky ashtë parrizi.KATUNDARI: Ruej gjuhë krye! Rri urtë e mos fol: shaji karrocës se të del ma mirë. Këtu mes nesh a mundemi me folë lirisht? A ashtë kjo nusja që don me i lanë Amanetin e Zotit?katua – ahur në katin përdhes, ku mbahen kafshë dhe prodhime bujqësore; bodrum; qilar.hise – pjesë.mjagullojnë – mjaulllijnë.çart – përçaj, fut grindje.parrizi – parajsa.134
                                
   130   131   132   133   134   135   136   137   138   139   140