Page 137 - Demo
P. 137
FjalorPRENDI: Janë aty!KATUNDARI: Shtatzanë? Me ty s’e qet kush, edhe dreqin din me shtie në kungull e nuk ashtë e para herë, në heshtje e lehtë e lehtë i rregullon punët ashtu si të shkon ty për piri. Moj nuse, eja këtu se due me të kallxue diçka që pritet me u ditë prej shumkuj, por jo prej meje njeri të panjoftun e të lanun si po më sheh.PRENDI: Vërtet, prej teje, jo! Ky zotnia nuk ashtë katundar i saktë pse din me përkulë e përpunue çdo lloj metali, tue fillue prej hekurit deri tek argjandi. Ka jetue shumë vjet në Prizrend e atje e nxuni zanatin prej mjeshtrash të zêjes si askund.KATUNDARI: Për mos me e çue gjatë: në një cak moshe ktheva në katundin tim buzë Lumit që s’po i japim emën, në pension, si i thonë një fjale. Për sy e faqe merrem me kopshtari. Me randësi ashtë të dish, moj nuse, se jam mik i familjes.PRENDI: Që mos ta çojmë ma gjatë, si thotë ky miku ynë, ky ka ardhë këtu me të kallzue vetëm ty se ku ashtë fshehë ari.BESA: Tim vëlla, Lekës, atij i përket me ditë se ku ashtë i fshehun... ari! Ai ashtë trashigimtari.KATUNDARI: Simbas këshillit e si e ka vendosë Prendi, tash për tash ashtë mâ mirë ta dish ti, shi sepse bota kujton se vetëm Leka e ditka fshehësinë si i pari lemë që ashtë.BESA: Atëherë më thoni se ku ashtë pse plasa me ditë.KATUNDARI: I avytet karrocës dhe e shkund tue e mbajtë Prendin që mos të rrexohet Këtu mbrendë gjindet ari... Si? Nuk e ke ditë?PRENDI: Tanë karroca ime ashtë ari të kulluem.BESA: Po kjo ashtë karroca e gjyshit! Ku mundet me u fshehë ari në tê.PRENDI: Duket si karroca e gjyshit, e tim et që edhe ai vuente prej kësaj sëmundje që kam. Vetëm forma e jashtme, vetëm forma duket ashtu.KATUNDARI: Sa plasi lufta, erdha këtu me hallatet e mia dhe në katuposhtë farkova një karroce tjetër, këtu ku rro Prendi tash.PRENDI: Karrocën e vjetër e tretëm e mbajtëm këtë të renë, krejt ari pos gozhdave e disa pjesë...KATUNDARI: ...se shka nuk ashtë ari, lenjau ta gjejnë trashigimtarët. Por po, gypat rreth kaptellit të karrocës janë tytë përmbrenda po jo zbrazët: gypat janë të mbushur me monedha e florina të vjetër e të rinj, simbas kohës e pushtuesit që kaluen këndej. PRENDI: ...për familje kur bie ngusht për bukë. Karrocën, trungun kryesuer, mos e prekni. U mbetet trashigim breznisë së re.DramaDrama është një lloj i veçantë letrar që është më e afërt me tragjedinë sesa me komedinë, por ajo nuk synon domosdo një stil të madhërishëm, as përfundim tragjik, domethënë vdekjen e heroit, si zgjidhje të vetme (siç ndodh në tragjedi). Dramat zhvillojnë tension dramatik pa synuar maksimumin e përshkallëzimit negativ, duke ruajtur gjithsesi seriozitetin e duhur. Heroi i dramës është një individ, i cili e ndjen thellësisht vuajtjen dhe lufton me gjithë shpirt për të zgjidhur problemet e mëdha të jetës. Në kohët e hershme drama shkruhej në vargje, ndërsa në ditët e sotme drama shkruhet kryesisht në prozë. Drama mund të dëgjohet dhe shikohet kur vihet në skenë në teatër ose mund të lexohet si çdo vepër tjetër letrare.për piri – për shtat.hallate – vegla a mjete pune.e tretëm – e hodhëm. kaptelli – pjesa e ngritur përpara, pjesa ballore.shtin dreqin në kungull – (shprehje frazeologjike) është shumë dinak e mendjehollë.i lanun – mjeran, i varfër.i pari lemë – i parëlindur.135

