Page 138 - Demo
P. 138
STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Përgjigjuni pyetjeve rreth brendisë së pjesës së dramës:Renditni emrat e personazheve që përmenden në fragment dhe tregoni lidhjen mes tyre.Cila është biseda që bëhet më shpesh në familjen e kësaj drame?Kush e di ku fshihet thesari? Pse është ai në dijeni të këtij informacioni? Analizojmë tekstin 2 Cilat janë karakteristikat e arit që përmendet në tekst, që e bëjnë atë të përjetshëm dhe të vështirë për t’u gjetur? 3 Kujt tjetër i tregohet se ku është i fshehur ari? Analizoni arsyet që i tregohet këtij personazhi dhe jo një tjetri. 4 Analizoni çfarë efekti ka shkaktuar ekzistenca e arit në marrëdhëniet mes anëtarëve të familjes, duke u nisur nga fjalët e Dorës: Kjo pasuni të gjithë neve do të na prishte gjakun e zemrës në marrëdhanje tona e do të sillte vetëm rreziqe. Interpretojmë tekstin 5 Për Lekën shtëpia e tyre, të cilën duan ta prishin, është më e rëndësishme se ari. Me ar mund të blihet gjithçka. Çfarë ka kjo shtëpi që nuk e blen dot me ar dhe që e bën kaq të rëndësishme? 6 Interpretoni fjalinë e mëposhtme, duke gjetur dhe informacione rreth situatës së krijuar në Shqipëri, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore.Arin lypin të gjithë për vete, dikush në emën të familjes, dikush të popullit. 7 Gjeni në tekst dhe interpretoni fjalët e Lekës për rolin e dyfishtë që luan ari në jetën e njerëzve. 8 Në vepër ndihet tension i fortë dramatik. Shënoni me √ arsyet që e shkaktojnë këtë tension duke i shpjeguar.Vdekja e Shtjefnit. Përpjekja e shtetit për konfiskimin e pasurisë së një familjeje.Mbikëqyrja që i bën shteti jetës së individëve. Shembja e shtëpisë.Fakti që askush nuk e di ku fshihet ari.Fakti që mund të prishet shtëpia dhe ta gjejnë arin njerëz të panjohur. Gjendja e Prendit në karrocë.Dashuria brenda familjes, e Dorës dhe Lekës.Prishja e marrëdhënieve familjare. Shtatzënia e Besës.Gjuha e tekstit 9 Gjeni në tekst krahasimet që përdoren për njerëzit e Sigurimit që duan të rrëmbejnë pasurinë e familjes. 10 Gjeni në tekst disa shprehje dialektore dhe kthejini në gjuhën letrare. P.sh.: aq i pa krypë si e kam mendue, besa, nuk ishte. - Ai nuk është aq i pamend sa e kisha menduar.Reflektojmë rreth tekstit 11 Në fund të fragmentit thuhet: U mbetet trashigim breznisë së re. Mendoni se brezat kanë përgjegjësi për pasardhësit? 12 A mendoni se është aktuale tema që trajton drama? Pse? DetyrëKtheni pjesën e dytë të fragmentit në prozë, duke rrëfyer në vetën e tretë. 136

