Page 139 - Demo
P. 139


                                    DëgjojmëKomedia “Nata e dymbëdhjetë” është shkruar nga Shekspiri. Ngjarjet e saj zhvillohen në Iliri. Në qendër të kësaj komedie është Viola, e cila ka një vëlla binjak, Sebastianin. Vëlla e motër mendojnë se e kanë humbur njëri-tjetrin gjatë mbytjes së anijes me të cilën po udhëtonin. Pa e kaluar mirë brengën për humbjen e vëllait, Viola shkon e veshur si djalë për të shërbyer në shtëpinë e dukës Orsino. Situatat komike krijohen nga ky ndryshim i identitetit të Violës.1 Diskutoni rreth informacionit që keni për komedinë “Nata e dymbëdhjetë” të Shekspirit.Para dëgjimitGjatë dëgjimitPas dëgjimitSEBASTIANI: Antonio, o Antonio im i dashur!Plot brengë e hidhërim kaluan orëtPër mua që aherë që të humbaANTONIOJA: Ti je, o Sebastian?SEBASTIANI: Pse, s’më beson?Të ishe grua – veç nga kjo ndryshojmë –Lotët e mi i lija që të bininNë faqen tënde duke thën’: “Miserdhe,Tri her’ miserdhe, o moj Violë e mbytur!VIOLA: Im atë një nishan kishte mbi vetull.SEBASTIANI: Edhe im atë.[...]2 Përpiquni të mbani shënim përgjigjet e pyetjeve të mëposhtme. Për cilin problem flitet? Me çfarë rrobash është veshur Viola? Çfarë i tregon ajo Sebastianit për ta bindur se është vërtet Viola?  Me kë do të martohet Olivia? Po Viola?3 Përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme. Si përfundojnë zakonisht komeditë? Po kjo komedi, si mendoni se përfundon? Çfarë ju bëri për të qeshur në këtë fragment?  Si mendoni, a i ka mashtruar Viola të gjithë? A duhet t’ia kthejnë ata shpinën? Diskutoni.Nata e dymbëdhjetë137
                                
   133   134   135   136   137   138   139   140   141   142   143