Page 14 - Demo
P. 14


                                     STUDIM TEKSTI Fjalor – Në ç’drejtim?– Nga e djathta jote! Ciklopi lë hyrjen e shpellës dhe në terr e duke u lëkundur shkon në brendësi të saj. Kërkon me duar nëpër shkëmbinj, por Odiseja me shokë rrëshqasin me mjeshtëri, dalin nga shpella dhe përgatiten të ikin drejt detit, ku kanë lënë anijen e tyre. Ciklopi vijon të kërkojë nëpër shpellë. – Po ku janë? – pyet.Atëherë i thërret Odiseja:– Larg teje ndodhem unë, Odiseja!– Po, po, tjetër emër paske tani, o i mallkuar?– Këtë emër më dha nuni im. Dhe mëso se, pa hakmarrje, nuk do të të lija unë, fitimtari i Trojës, ty bishë që më hëngre shokët! – Medet për mua! – rënkon Ciklopi. – Tani po i kujtoj të gjitha. Një profeci e vjetër më kishte thënë se do të më verboje ti, kur të ktheheshe nga Troja. Por edhe për ty, o i mjerë, më tha se shumë do të heqësh nëpër dete, para se të mbërrish në ishullin tënd.– Mos u shqetëso për mua! – i përgjigjet Odiseja. – Ti qaj fatkeqësinë tënde. Unë po shkoj në anije për t’u nisur drejt vendit tim.– Mos u ngut aq shumë, – i thotë Ciklopi. – Diçka po të përgatit. E sheh këtë shkëmb? – Shkul një shkëmb vigan. – Do ta flak mbi anije e do t’ju fundos të gjithëve, pa le të jem i verbër!Odiseja me shokët nisen për tek anija. “Euripidi në prozë”, përshtatur nga J. Benekosterr – errësirë.profeci – diçka e paralajmëruar, e parathënë.Kuptojmë tekstin  1 Lexoni tekstin dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.Me cilin emër i prezantohet Odiseja Ciklopit?Odiseja i jep Ciklopit për të pirë verë. Si do t'ia kthejë ai këtë nder? Po Odiseja, çfarë plani ka?Duke qenë se ciklopi është gjigant, përballja me të është betejë e humbur. Çfarë rruge zgjedh Odiseja për të shpëtuar prej tij?Si e quan Ciklopi Odisenë në fund? Po Odiseja Ciklopin? Cilat janë dy parashikimet që përmenden në tekst. Cili prej tyre u realizua? Cili realizohet në të ardhmen?Analiza e një personazhi Kur bëhet analiza e një personazhi, duhet të ndiqet një rend logjik. Në fillim duhet të trajtohen aspekte të përgjithshme, më pas të ndalohet në analizën e detajuar. Analiza duhet të përmbajë dy elemente: përshkrimin e portretit fizik dhe zbulimin e karakterit. Analiza e portretit fizik të personazhit synon aftësimin e lexuesit për ta imagjinuar atë. Në të përfshihen: ngjyra e lëkurës, sytë (forma, ngjyra, shprehia), goja dhe buzët (forma dhe madhësia), trupi (gjatësia dhe pesha), flokët (ngjyra, gjatësia, dendësia e tyre), por dhe mustaqet, mjekra, rrobat, këpucët (materiali, stili dhe ndonjë shenjë dalluese).Në analizën e karakterit përfshihen cilësitë morale, mendore, shpirtërore etj. Ndër këto cilësi radhiten ndershmëria, dinjiteti, mendjemprehtësia, mençuria, përpikëria, toleranca, mirësia, guximi, mirënjohja, mikpritja, drejtësia, zemërgjerësia etj.Pjesë e analizës së personazheve bëhet edhe marrëdhënia e tij me familjen, miqtë dhe armiqtë e tij. 12
                                
   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18