Page 140 - Demo
P. 140
Shkruajmë PËRSHKRIMI I NJË SHFAQJEJE TEATRORENdjekja e një shfaqjeje teatrore është një përvojë e mbushur plot me emocione, por e vështirë për t’u përshkruar që herën e parë. Për të përshkruar një shfaqje teatrore, duhet të bëheni vlerësues, kritikëdhe analizues të spektaklit, gjë që nuk është e lehtë. Organizojeni shkrimin tuaj sipas një strukture, duke menduar se aty do të përshkruani, do të analizoni dhe do të vlerësoni shfaqjen. Për të arritur këtë qëllim, mund të ndiqni hapat e mëposhtëm.Pasi të keni ndjekur shfaqjen, përgjigjuni pyetjeve vijuese, të cilat do t'ju ndihmojnë për të hartuar hyrjen e përshkrimit tuaj.Cili është titulli i pjesës? Po autori? Po regjisori? Po aktorët e roleve të ndryshme?Pse vendose ta shohësh këtë pjesë teatrore?Çfarë atmosfere mbizotëronte në sallë? Si ishin reagimet e spektatorëve?Fillimisht, nëse arrini ta siguroni, lexoni skenarin e shfaqjes. Më pas, vazhdoni me shkrimin në të cilin do t'ju përgjigjeni pyetjeve të mëposhtme.Çfarë ndodhi në skenën e parë? Ku dhe kur ishin vendosur ngjarjet e kësaj skene? Sa personazhe/aktorë u shfaqën në këtë skenë? Cilët ishin ata?Analizoni komplotin/konfliktin që ndodhi në skenën e dytë.Përshkruani ngjarjet në skenën e fundit dhe zgjidhjen e konfliktit.Përqendrohuni te loja e aktorëve: A ia dolën të hynin plotësisht në rol?Shqyrtoni dekorin, muzikën, ndriçimin. A ishin në shërbim të shfaqjes? Pse mendoni kështu?Pasi të keni përfunduar fazën e dytë të shkrimit, jepni një vlerësim dhe reagim për shfaqjen dhe lojën aktoriale në përgjithësi. Fill pas kësaj, ndaluni tek elementet për të cilat mendoni se kishte vend për përmirësim.Për t’i dhënë fund në mënyrë elegante, jepni një mesazh, shprehni një opinion, përdorni një citim ose thjesht bëni një ftesë për teatër. I. Hyrja e përshkrimit II. Përshkrimi i shfaqjesIII. Mbyllja e shkrimit138

