Page 142 - Demo
P. 142


                                    FjalorMë në fund, Rolandi më futi në lojë dhe, ndërsa gjithë të tjerët ishin pa energji, unë u turra me marshin e katërt, plot adrenalinë. Isha shtatëmbëdhjetë vjeç. Luanim në kategorinë e parë dhe në ndenjëset e stadiumit gjendeshin dhjetë mijë spektatorë. Në fanellën time ishte shkruar Ibrahimoviç. Uau… ishte madhështore! Sikur doja të thosha: “Provoni të më ndalni”. Menjëherë bëra një gjuajtje në portë, që preku traversën. Po pastaj, pikërisht në minutat e fundit, arbitri na dha një penallti. Kuptojeni vetë… ishte çështje jete a vdekjeje. Duke shënuar, do të shpëtonim nderin e klubit, ndryshe do të shkatërroheshim. Të gjithë djemtë e vjetër të skuadrës ishin mëdyshas. Askush nuk guxonte të bënte përpara për të gjuajtur. Ishte vërtet e madhe vlera e asaj goditjeje. Kështu, doli përpara ai vagabondi, Toni:− Ma lini mua!Goxha guxim. Tani, pas ngjarjes, mendoj se dikush duhet ta kishte ndalur. Ishte tepër i ri për të marrë përsipër një përgjegjësi të tillë dhe e kam të ngulitur në mendje pamjen e tij, duke marrë vrull, ndërsa e gjithë skuadra mbante frymën ose largonte shikimin. Qe e tmerrshme. Portieri e priti, pasi bëri një finte të vogël për të mashtruar Tonin dhe e humbëm. Nga ky moment, unë do ia kaloja në hierarki. Toni nuk arriti të rikthehej në majë, kurse unë pata mundësi të luaja më tepër. U shfaqa katër herë në kampionat, gjithnjë duke hyrë pas fillimit të ndeshjes dhe u përmirësova nga ndeshja në ndeshje. Në një intervistë, Rolandi më quajti diamant bruto, një shprehje kjo që bëri bujë, kështu, shumë shpejt nisën të më afroheshin djemtë e vegjël për të më kërkuar autografe. Jo se ishte ndonjë gjë e madhe, po kjo më karikonte dhe mendoja se duhej të bëhesha gjithnjë e më i fortë për të mos i zhgënjyer ata djem.“Shikoni këtu! − do të kisha dashur t’u thërrisja me zë të lartë atyre djemve: − Kjo është gjëja më e bukur në botë!” Dhe në të vërtetë ishte pak e çuditshme, apo jo? Në fund të fundit, nuk kisha bërë ende asgjë të jashtëzakonshme. Megjithatë, shfaqeshin si nga hiçi admirues të rinj dhe mua më lindte edhe më tepër dëshira për të dhënë shfaqje. Ata djem të vegjël, në njëfarë kuptimi, më jepnin të drejtë në mënyrën time të të luajturit. As që do më përfillnin, po të isha më i mërzitshmi i skuadrës! 1 Teksti rrëfimtar joletrarTeksti rrëfimtar joletrar JETË KAMPIONËSH Teksti rrëfimtar joletrar është një lloj shkrimi, në të cilin autori rrëfen duke u bazuar në një ndodhi të vërtetë. Personazhet janë reale, ashtu sikurse vendet, koha dhe ngjarjet. Në këtë lloj shkrimi, përfshihen: intervistat, autobiografitë, biografitë, kujtimet, udhëpërshkrimet, mbresat, reportazhet, ditarët, kronikat etj. Rrëfimi gërshetohet me përshkrimin e hollësishëm, shpjegimin dhe informimin nëpërmjet fakteve. Fjalitë janë të thjeshta dhe të qarta, me përdorim të kursyer të figurave letrare. Zllatan Ibrahimoviç  (3 tetor  1981) është një  futbollist  suedez,  i cili luan në pozicionin e sulmuesit për klubin anglez të futbollit Manchester United. Ai është gjithashtu një ish-lojtar dhe ish-kapiten i skuadrës kombëtare suedeze. Ibrahimoviçi filloi të luante në moshën gjashtëvjeçare dhe sot është një nga lojtarët më të njohur dhe më të mirë të gjeneratës së tij.traversë − këtu: shtyllë.finte − këtu: manovër loje.bruto − i papërpunuar.karikonte − më jepte energji.stimul − motivim, shtysë.140
                                
   136   137   138   139   140   141   142   143   144   145   146