Page 143 - Demo
P. 143


                                    Nisa të luaja për ta dhe prej çastit të parë u tregova shumë i kujdesshëm të jepja çdo autograf që më kërkohej. Askush nuk duhej të mbetej pa të. Isha i ri edhe unë. Kuptoja saktësisht se çfarë do të ndiente ndonjëri, nëse shokët do të kishin një autograf dhe ai jo. Doja t’i lumturoja ata djem. − U kënaqët të gjithë? − pyesja gjithnjë para se të largohesha…[...] Gjatë gjithë fëmijërisë më ishte dashur t’ia dilja mbanë vetë. Rreth meje gjendej një si zbrazëti. Sigurisht, babai kishte bërë sakrifica të mëdha, si për shembull: nuk kishte paguar qiranë vetëm që të mos më linte pa marrë pjesë në udhëtimet e skuadrës. Po nuk kishte qenë kurrë si baballarët e tjerë që shihja. Nuk vinte të më shihte në ndeshje, as më kishte inkurajuar për shkollën. Kishte pijen, luftën dhe muzikën e tij sllave. Por… nuk po mundesha ta besoja. …Ai plaku aty para meje ishte vërtet babai! Kishte ardhur të më shihte dhe unë mbeta pa fjalë. Më dukej sikur shihja ëndërr dhe nisa të luaja me energji absurde. E pabesueshme, babai është këtu! Ishte për të luajtur mendsh. “Shiko, baba, shiko, − do të kisha dashur t’i thërrisja, − djali yt është lojtari më i fortë i botës!”Besoj se ka qenë një nga çastet më të rëndësishme për mua. Betohem. Kisha sërish tim atë. Jo se nuk e kisha pasur më parë; në momentet kritike gjithnjë kishte ndërhyrë si i jashtëzakonshmi Hulk. Po këtu qe diçka e re. Më pas shkova tek ai dhe i fola ashtu në mënyrë pak të shkujdesur, sikur të ishte gjëja më e natyrshme e botës që gjendej aty.− Atëherë?− Të lumtë, Zllatan.Ishte pa dyshim diçka e hatashme. Babai duhej të kishte luajtur mendsh. Filloi të ndiqte gjithçka që bëja, vinte të shihte çdo stërvitje. Shtëpia e tij u bë një lloj muzeu kushtuar karrierës sime. Priste çdo artikull, çdo paragraf dhe kështu vijon ende. Pyeteni sot për çdonjërën nga ndeshjet e mia. I ka të regjistruara në kokë, ka edhe çdo fjalë që është shkruar si koment; pastaj ka edhe të gjitha fanellat dhe këpucët që kam veshur, çmimet dhe Topat e Artë Suedezë. Ka gjithçka dhe jo rrëmujë, si më parë; çdo gjë ndodhet në vendin e vet. Babai është i aftë ta gjejë për një sekondë. Çdo gjë e mban nën kontroll.Duke nisur nga ajo ditë, filloi të jetonte për mua dhe futbollin, dhe besoj se kjo e ka bërë të ndihet më mirë, pasi nuk ka pasur një jetë të lehtë. Ka qenë i vetëm. Filluam të flisnim përditë dhe kjo u kthye në një stimul të ri edhe për mua. “Uau, futbolli mund të bëjë vërtet gjëra të mëdha!” − mendova dhe iu kushtova me më shumë energji.141
                                
   137   138   139   140   141   142   143   144   145   146   147