Page 144 - Demo
P. 144


                                     STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Vendosni shenjën për informacionet e vërteta dhe  në rastin e kundërt. Kujdesuni të nënvizoni informacionet që nuk janë dhënë në tekst.Autori është rreth të njëzetave kur përfshihet në kampionat, në kategorinë e parë. Admiruesit e rinj u kthyen në stimul dhe motivim në karrierën e autorit.Familja e autorit ka qenë mbështetësja e tij më e fortë.Mes babait dhe autorit ka pasur gjithnjë një marrëdhënie të mirë.Shtëpia e babait u shndërrua në një muze kushtuar karrierës së autorit. Autori luan në kategorinë dytë.Autori është një lojtar i skuadrës kombëtare suedeze.Analizojmë tekstin 2 Si e kuptoni fjalinë e parë të tekstit? Ç’cilësi e personazhit shfaqet në të? 3 Nga ngjarjet e rrëfyera dhe marrëdhëniet me të tjerët, shfaqen edhe cilësitë e autorit. Renditini ato. 4 Çasti më i rëndësishëm në jetën e autorit është:kur trajneri e fut në lojë; kur sheh babanë në radhët e publikut;kur u jep fansave të vegjël autografe.Nënvizoni në tekst fjalinë ku autori e tregon këtë.Gjuha e tekstit 5 Gjeni kuptimin leksikor të fjalës “mëdyshas”, që përdoret në tekst. Ç’pjesë ligjërate është ajo? 6 Gjeni në tekst dhe gruponi fjalët që i përkasin leksikut të sportit. Shtoni edhe të tjera, duke zgjeruar njohuritë tuaja në këtë fushë. Përcaktoni burimin e prejardhjes së këtyre fjalëve. 7 Gjuha e autorit në këtë rrëfim ka edhe shprehje të figurshme. Nënvizojini dhe emërtojini ato. 8 Në tekst përdoret edhe ligjërata e drejtë. Provoni ta shndërroni atë në ligjëratë të zhdrejtë në njërin prej paragrafëve. Çfarë efekti krijon kjo?Reflektojmë rreth tekstit 9 Interpretoni mbylljen e pjesës, duke iu referuar fjalisë: “Uau, futbolli mund të bëjë vërtet gjëra të mëdha!” 10 Çfarë vlerëson më shumë personazhi në jetën e tij? Paraqitni këndvështrimin tuaj dhe argumentojeni atë.Detyrë:  Kërkoni dhe lexoni në klasë një fragment nga autobiografitë e njerëzve të njohur: sportistë, artistë, këngëtarë. Identifikoni mesazhin që ai përcjell dhe interpretoni rëndësinë e tij.AutobiografiaAutobiografia është jetëshkrimi i një njeriu, i hartuar nga ai vetë. Ndodhitë personale rrëfehen në vetën e parë, sipas këndvështrimit personal. Autori gjithashtu bën vetëprezantimin e historisë së tij duke përzgjedhur detajet dhe faktet që do të paraqesë në të. Kjo do të thotë që autori ka një qëndrim të lirë, vetëgjykues dhe subjektiv ndaj ngjarjeve dhe njerëzve të përfshirë. Përdoret kryesisht koha e tashme, por edhe kohët e shkuara për të rrëfyer ndodhi dhe kujtime të së shkuarës. Ndryshimi mes autobiografisë dhe biografisë është se te kjo e dyta, autori rrëfen për dikë tjetër.142
                                
   138   139   140   141   142   143   144   145   146   147   148