Page 145 - Demo
P. 145
Shkruajmë Nëntëvjeçarja mbaroiTë shkruash një autobiografi do të thotë “të tregosh” jetën tënde apo disa episode të rëndësishme dhe domethënëse të saj.Provo të shkruash për vitet e kaluara në shkollë, në formë autobiografie.Natyrisht që nuk mundesh të rrëfesh gjithçka që të ka ndodhur në këto nëntë apo dhjetë vite të jetës, gjithsesi mund të ndjekësh këshillat e mëposhtme për të hartuar një shkrim të mirorganizuar dhe interesant. a Së pari, jepu përgjigje këtyre pyetjeve: Cilat episode të jetës kanë qenë të rëndësishme për mua? Pse? (Mendo për episode që lidhen me jetën shkollore, atë familjare, apo me një miqësi, me pushimet apo me problemet e ndryshme ku je përfshirë.) b Në tabelën e mëposhtme, renditi episodet në mënyrë kronologjike, duke filluar nga ato më të hershmet tek ato të tanishmet dhe për secilin saktëso rëndësinë që ka pasur për ty.Episodet Të rëndësishme sepse: c Shkruaj tani autobiografinë tënde, duke pasur kujdes që: të rrëfesh në vetën e parë; të përdorësh si kohë foljore kryesisht të shkuarën, nëpërmjet së cilës do të tregosh faktet e së shkuarës në të sotmen; të prezantosh faktet në mënyrë kronologjike; të përshkruash vendet në mënyrë të detajuar (mos harro që nuk rrëfen për veten, por për të tjerët); të nxjerrësh në pah karakteristikat fizike dhe morale të personave të përfshirë (nëpërmjet informacioneve të jashtme ose të brendshme) dhe llojin e marrëdhënies që ke me ta; të përshkruash ndjesitë, mendimet dhe përjetimet e tua si në momentin kur kanë ndodhur faktet, ashtu edhe në momentin e hartimit të autobiografisë.143

