Page 146 - Demo
P. 146


                                    FjalorReportazhi I mbledhur në një cep të dyqanit të tij në qytetin jugor të Prizrenit, një burrë trupvogël me flokë gri merr një copë të vogël argjendi dhe e kthen atë në një fije të hollë e të përdredhur. Pastaj ai e kombinon atë me fije të vogla metali dhe rruaza, duke përdorur një tub për t’i dhënë metalit forma të ndryshme. Ato më vonë do të bëhen një gjerdan, shpjegon ai. Nrec Gjini, 49 vjeç, e trashëgoi këtë zanat të lashtë nga babai i tij, i cili e trashëgoi atë nga babai i tij. Ai s’e ka menduar kurrë të ndryshojë ndonjë gjë në mënyrën se si punon, edhe pse shpesh ka qenë e vështirë dhe teknologjia moderne do t’i kishte bërë më të lehta të gjitha. Atje, në punishten e tij të vogël, në një qoshe, ai është vetëm dhe i lumtur me argjendin. “Ne punojmë me fije të përdredhura argjendi, − thotë Gjini. − Jo të gjithë mund ta mjeshtërojnë si duhet këtë art, − vëren ai, duke shpjeguar se përveç talentit artistik, kjo punë kërkon saktësi absolute, pasi motivet dhe detajet e argjendit janë shumë të vogla.” Gjini është një nga argjendarët e paktë që kanë mbetur në Prizren, të cilët ende e njohin dhe e praktikojnë artin e filigranit, një lloj bizhuterie tepër delikate që bëhet me fije në formë fjongosh, rruaza të vogla dhe fije të përdredhura. Arti mbetet tepër i njohur në Azi, sidomos në Indi, por edhe në Afrikën e Veriut – por është i rrallë në Evropën moderne.Ky zanat i ka dhënë shumë famë Prizrenit gjatë shekujve. Nuk ka një datë të saktë se kur shqiptarët në Kosovë filluan të punojnë argjendin, por historianët thonë se kjo ndodhi ndoshta dikur në shekullin XVIII. Prizreni u bë qendra kryesore për argjendarët, por kishte artizanë të famshëm edhe në Pejë, Gjakovë dhe Prishtinë, ku argjendarët i përcillnin me kujdes sekretet nga babai te djali. “Tregtia s’e pati origjinën në Kosovë, Reportazhi është një lloj i tekstit rrëfimtar joletrar, në të cilin autori gërsheton faktet reale me përshtypjet subjektive, duke ngritur një problem. Përshkrimi i njerëzve, i ngjarjeve ose i vendeve bëhet sipas përjetimit të rrëfimtarit (reporterit). Shfrytëzohen mjetet letrare, si përshkrimi, karakterizimi, dialogu etj., për të paraqitur një ngjarje apo një personalitet. Autori i reportazhit zakonisht është edhe vetë pjesë e reportazhit, bëhet personazh i reportazhit, rrëfen edhe për veten, se si e ka përjetuar ai ngjarjen. Krahas fakteve, autori përfshin edhe detajet, që paraqesin gjendje emocionale, fizike apo sociale. Personazhet ose njerëzit që marrin pjesë në reportazh, janë gjithmonë reale, karakteristike, të tipizuara mirë e në përputhje me veprimet e tyre. Tema e reportazhit nuk është e kufizuar në përmbajtje. Mund të shkruhet për një person të panjohur apo për një figurë publike, po aq sa për një çështje shqetësuese, të njohur apo të panjohur për opinion publik. Gjuha është zakonisht e qartë, me përdorim të kufizuar të figurave letrare. ARTIZANËT E FILIGRANIT filigran − punim argjendarie, në trajtën e një dantelle të thurur me fije të holla e të dredhura ari, argjendi, bakri etj.etnograf − specialist që merret me studimin e mënyrës së jetesës së popujve, me kulturën e tyre materiale, shoqërore dhe artistike.aset − këtu: produkte me vlerë.144
                                
   140   141   142   143   144   145   146   147   148   149   150