Page 147 - Demo
P. 147
STUDIM TEKSTI por kjo e fundit ishte e famshme sidomos për artizanët e saj, − u shpreh etnografi Bekim Xhemili. − Ndërsa teknika e filigranit u trashëgua gjatë shekujve, artizanët filluan të punonin me baballarët e tyre që në moshë shumë të re, gjë që i bëri ata perfeksionistë. Kjo i bëri teknikën, stilin dhe motivet e tyre unike”, − shtoi Xhemili. Dikur, Kosova kishte minierat e saj të argjendit në Trepçë dhe Novobërdë dhe argjendarët kishin shumë material të papërpunuar për të punuar. Por në Kosovë nuk nxirret më argjend, kështu që artizanët e mbetur duhet ta importojnë atë, mirëpo në këtë mënyrë mezi mbulojnë shpenzimet e tyre. Tregtia po vdes. Xhemili thotë se shteti i Kosovës duhet t’i mbështesë ata artizanët e vegjël që ende përpiqen të mbajnë gjallë traditën. Ai thekson se ky lloj arti është përfshirë në një listë përkohësisht të mbrojtur, ku përfshihen 1543asete trashëgimie kulturore, dhe do të jetë nën një mbrojtje të tillë për një vit. D. MorinaKuptojmë tekstin 1 Cila është tema e këtij reportazhi? 2 Si e fillon autori reportazhin? 3 Sa personazhe zënë vend në këtë reportazh? Cilët janë ata? 4 A është autori një personazh i ngjarjes së rrëfyer? Pse mendoni kështu? 5 Si shprehen personazhet në lidhje me mjeshtërinë e punimit të filigranit?Analizojmë tekstin 6 Cila është problematika që ngre ky reportazh? 7 Renditni faktet e përmendura në të. 8 Ilustroni me shembuj nga teksti detajet e dhëna në pjesët përshkruese. 9 Nënvizoni fjalitë në të cilat autori mban qëndrim subjektiv. Dalloni dhe përcaktoni figurat letrare të përdorura.Gjuha e tekstit 10 Gjeni në fjalor kuptimin e fjalës \ 11 Nënvizoni në tekst citimet që ka përdorur reporterja.Reflektojmë rreth tekstit 12 Cili mendoni se ka qenë lexuesi i synuar i autorit të këtij reportazhi? Pse? 13 Cili mendoni se ka qenë lexuesi i synuar i këtij reportazhi? Pse? 14 Ky reportazh përcjell idenë: \kosovar\ Detyrë Gjeni në internet fotografi të ndryshme të punimeve artizanale nga krahina të ndryshme. Grumbulloni informacione rreth tyre dhe prezantojini me PowerPoint, duke komentuar secilin rast. 145

