Page 148 - Demo
P. 148
Dëgjojmë BETEJA PËR LUMIN VJOSA1 Si mendoni, pse ky reportazh ka titullin: ”Beteja për lumin Vjosa”?2 Ndiqni me kujdes dhe kuptoni çështjen për të cilën flet reportazhi. 3 Mbani shënim disa detaje që ju bëjnë përshtypje dhe ju duken të rëndësishme. Nevojat energjetike në rritje në Shqipëri, si dhe në Ballkan, kanë sjellë një vërshim interesimi si nga firma shqiptare, ashtu edhe nga ato të huaja për objekte hidroenergjetike, 38 prej të cilave ndodhen mbi lumin Vjosë ose mbi degët që e ushqejnë atë.Shoqata gjermane Rivër Uoç (River Watch) po jep ndihmesën e saj për ta kthyer luginën e Vjosës në park kombëtar. Ajo ka filluar një fushatë me parullën: “Të shpëtojmë zemrën e kaltër të Evropës, lumenjtë e Ballkanit”. Fushata përqendrohet në një zonë që shtrihet nga Sllovenia deri në Shqipëri, ku janë planifikuar të ndërtohen mbi 570 hidrocentrale.Shefi ekzekutiv i shoqatës, Ulrih Ajshelman (Ulrich Eichelmann) thotë se Vjosa ofron jo vetëm një mjedis të paprekur natyror, por edhe bukuri të rrallë: “Kur vizitova për herë të parë Shqipërinë dhe pashë Vjosën mbeta i shtangur, pasi nuk mendoja se kishin mbetur lumenj të tillë në Evropë”. Vjosa buron në Greqi, ku njihet me emrin Aoos. Lumi ka një gjatësi prej 270 kilometrash, përgjatë së cilës përshkon Greqinë Veriore dhe Shqipërinë Jugore. Ai derdhet në Adriatik, duke shpalosur bukuri të shumta natyrore.“Sistemi i lumit Vjosa është unik në Evropë. Nuk gjendet kund tjetër. Në fund të fundit, ky lumë është një dhuratë e Shqipërisë për globin, për Evropën; këtë pasuri e kemi këtu”, − shtoi Ajshelmani.Fakti që ky është lumi i fundit i paprekur nga njeriu në Evropë do ta bënte Vjosën tërheqëse për turizmin. Shqipëria ka zhvilluar me sukses turizmin natyror në veri të Shqipërisë, një zonë që prezanton bukurinë e paprekur alpine.Autoritetet qeveritare në Shqipëri premtojnë se projektet hidroenergjetike nuk do të pezullohen, por do të zbatohen me të gjithë parametrat mbrojtës.Zoti Ajshelman thotë se projektet e kompanive nga vende të pasura evropiane nuk janë gjë tjetër veçse grabitje e pasurive natyrore. Shoqata Rivër Uoç ka tërhequr pas vetes në betejën e saj edhe banorët lokalë, të cilët kanë nënshkruar një peticion kundër ndërtimit të digës. Para dëgjimit të reportazhitGjatë dëgjimit të reportazhit146

