Page 149 - Demo
P. 149
4 Tregoni shkurtimisht përmbajtjen e reportazhit, duke e pasuruar me detaje.5 Përmblidhni idetë kryesore të reportazhit për të verifikuar nëse e keni kuptuar reportazhin që dëgjuat.6 Mbani qëndrim ndaj interpretimeve që bëjnë shokët për çështjen e trajtuar në të (mbështetni ose kundërshtoni).7 Argumentoni pse teksti që dëgjuat është reportazh. Kujdesuni që: të përcaktoni argumentet kryesore; të klasifikoni detajet (sociale, mjedisore, kulturore); të bëni dallimin mes shkakut dhe pasojës; të dalloni problemin që ngre reportazhi; të përcaktoni se kujt i drejtohet reportazhi (lexuesi i synuar).8 Gjykoni rreth vërtetësisë së tekstit duke u përqendruar te burimet, të cilave u referohet reporteri. Pas dëgjimit të reportazhitPor realiteti është se Shqipëria përmbush 35-40% të nevojave të saj energjetike përmes importit. Zhvillimi i kapaciteteve të reja për prodhimin e energjisë mbetet një ndër përparësitë kryesore për të mbështetur zhvillimin e mëtejshëm ekonomik dhe industrial të vendit.(marrë nga Reuters) 147

