Page 15 - Demo
P. 15
STUDIM TEKSTI Analizojmë tekstin 2 Duke u nisur nga personazhet dhe ndodhitë e tekstit, në çfarë kohe mendoni se zhvillohen ngjarjet? 3 Odiseja njihet si personazh dinak dhe shumë i zgjuar. Pse ai nuk ia tregon emrin e vërtetë Ciklopit?Duke i thënë këtë emër, mund t’i shkaktojë frikë atij.Ka frikë se Ciklopi e di profecinë që dikush me emrin Odise do ta verbojë.Të gjithë e dinë që Odiseja është më i fortë fizikisht se Ciklopi. 4 Odiseja nuk pranon t’u nënshtrohet rrethanave. Ai vendos të luftojë kundër Ciklopit. Satirët kanë pranuar robërinë dhe i shërbejnë Ciklopit. Ata i thonë Odisesë: “nuk kemi oreks të hyjmë brenda e të na i bëjë turinjtë përshesh Ciklopi”. Ç’anë të karakterit tregojnë ata nëpërmjet këtyre fjalëve? Pse autori i vendos satirët përballë Odisesë? 5 Pse Ciklopi i quan “hiç njerëz” Odisenë dhe shokët e tij?Interpretojmë tekstin 6 Dalloni fjalët përqeshëse që i drejton Ciklopi Askushit. Si mendoni, cilat janë arsyet që ai flet në këtë mënyrë? 7 Odiseja është ndeshur dhe ka fituar luftëra. Në këtë përballje ai nuk përdor armët, por mendjen. Megjithatë ai u lutet perëndive: “Hefest, hyjni i Etnës! Na ndihmo të shpëtojmë nga kjo egërsirë para se të na gllabërojë të gjithëve”. Pse?Gjuha e tekstit 8 Shpjegoni kuptimin e secilës prej këtyre shprehjeve: Qielli po më vjen rrotull. ____________________________________________________________________________________________...gëk nuk bëjnë. _______________________________________________________________________________________________________...shumë do të heqësh... _____________________________________________________________________________________________ 9 Dialogu me fjali të shkurtra rrit tensionin e ngjarjes. Çfarë shton përdorimi i shpeshtë i pasthirrmave? Nënvizojini ato në tekst.Reflektojmë rreth tekstit 10 Duke u nisur nga historia e Odisesë me Ciklopin, reflektoni mbi raportin e forcës fizike me forcën mendore. Më mirë i fortë apo i zgjuar?Detyrë Lidhni me shigjetë veçoritë dalluese në portretizimin e dy personazheve. Bëni analizën e portretit fizik dhe të karakterit të secilit prej tyre. dinak gjigantOdiseja mendjemprehtë Ciklopi i guximshëm i pamëshirshëm i mbifuqishëm i egër i panënshtruar13

