Page 150 - Demo
P. 150
FjalorKjo është intervista juaj e parë televizive, për shqiptarët. Pse u druheni prozhektorëve?Nuk kam shumë dëshirë të dal në dritë, përpiqem t’u shmangem kamerave dhe të bëj punën time, të jetoj jetën time. Është më mirë kështu.Ndërkohë, unë duke njohur punën tuaj, ndërsa po përgatitesha për këtë intervistë, ndjeva gjithmonë e më shumë kënaqësi që do t’ju takoja. Së pari, flasim për albanologjinë. Çfarë do të thotë të jesh albanolog?Çdo njeri ka interpretimin e vet për albanologjinë, por, për mua, thelbi i punës sime është të prezantoj shqiptarët, t’i prezantoj Shqipërinë, botën shqiptare, gjithë botës. Unë përpiqem t’i transmetoj botës së jashtme njohuritë që kam për këtë vend, që kjo botë të kuptojë se ç’është Shqipëria, kush janë shqiptarët, historia e tyre, kultura e tyre, pra fazat e ndryshme të jetës këtu. Dhe këtë e bëj që të bëhet e njohur pasi në fund, Shqipëria mbetet një vend shumë i panjohur.Cila është marrëdhënia juaj me shqipen, ditët e para, takimi juaj i parë me gjuhën tonë? Çfarë ndodhi? Si e njohët këtë gjuhë që sot ju shtyn të bëni libra kaq të rëndësishëm?Mbase është histori e gjatë por e rastësishme. Mbarova studimet në Gjermani, në Universitetin e Bonit. S’kisha lidhje me gjuhën shqipe pasi atje studiova gjuhësinë krahasuese dhe gjuhën kelte, pra gjuhën e Irlandës, Uellsit, Skocisë dhe, kur mbarova studimet, profesori im, gjuhëtar, mori një ftesë nga Akademia e Shkencave për të vizituar Shqipërinë pasi ai vetë kishte studiuar në Vjenë me një shqiptar, konkretisht me Aleks Budën. Aleks Buda e ftoi profesorin tim në Shqipëri. Në atë kohë Shqipëria ishte një vend i mbyllur, i panjohur dhe ftesa nuk ishte vetëm për të por edhe për studentët e tij. Dhe kështu, jemi nisur për në Shqipëri, një grup prej 20 studentësh, në vitin 1978. Ishte një gjë e rrallë për ne të hynim në Shqipëri, pasi Shqipëria në atë kohë ishte si Korea e Veriut sot, d.m.th., zor të depërtoje.UNË DHE SHQIPËRIA Robert Elsie (1950-2017) ka qenë një shkrimtar, përkthyes dhe albanolog kanadez. Ai ka studiuar për mbi 35 vjet albanologjinë, veçanërisht kulturën, letërsinë dhe historinë e shqiptarëve. Ka dhënë një kontribut të madh duke promovuar ndërkombëtarisht kulturën, gjuhën, letërsinë dhe historinë e shqiptarëve në botë. Ndër botimet e tij të shumta, përmendim disa vepra që janë edhe në gjuhën shqipe: “Mik i shqiptarëve në ditë të vështira”, “Fjalor historik i Shqipërisë”, “Fjalor historik i Kosovës”, “Letërsia shqipe: një histori e shkurtër”, “Këngë kreshnikësh” etj. Pjesa më e madhe e krijimtarisë së tij është botuar në anglisht. Në këto botime përfshihen studime për letërsinë dhe historinë e Shqipërisë, përkthime të krijimtarisë popullore shqiptare, si dhe përkthime të disa prej veprave të autorëve shqiptarë, si: Gjergj Fishta, Migjeni, Fatos Kongoli, Flora Brovina etj. Është nderuar me Medaljen e Mirënjohjes në Shqipëri dhe me Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit në Kosovë. Lidhja e fortë me kulturën shqiptare shfaqet edhe në amanetin që la para se të ndahej nga jeta, që të prehej në Shqipëri.Intervista albanologji − fushë e shkencës që merret me studimin e historisë së shqiptarëve, të gjuhës shqipe dhe të letërsisë e të kulturës shqiptare.148

