Page 151 - Demo
P. 151


                                    Ku e mësonit shqipen në Gjermani?Ishte e vështirë pasi nuk kishte fjalor, kishte doracakë, libra mësimorë. Mbaj mend që gjeta një fjalor frëngjisht-shqip dhe nga ana tjetër shqip-gjermanisht, ndërsa në anglisht nuk kishte fare. E vështirë ishte.Kur thatë me vete që tani e di shumë mirë shqipen?Pas shumë viteve. Ndërkohë shkoja çdo vit në Prishtinë në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën Shqipe për të mësuar gjuhën. Aty ishte, nga njëra anë, më kollaj sepse mund të bisedoja lirisht me njerëzit, pasi kosovarët flisnin më lirisht.Po për të kuptuar gjuhën që flitet në Tiranë dhe gjuhën që flitet në Prishtinë, keni problem apo është njësoj?Unë shkoja në atë seminar të gjuhës shqipe në Prishtinë për të mësuar, pasi aty flisja lirisht, por ata flisnin diçka që për mua nuk ishte shqip. Për një student që mëson gjuhën letrare, që përpiqet të zbulojë të gjitha lakimet e gjuhës dhe del në rrugë e ballafaqohet me një gjuhë tjetër, është shumë e vështirë dhe unë nuk kuptoja asgjë. Ky ishte një problem shumë i madh dhe më pengonte shumë të mësoja gjuhën shqipe sepse nuk i kuptoja njerëzit fare. Kjo ishte në fillim, sepse tani i kuptoj, madje kuptoj edhe arbëreshët tani.Si ishte të përktheje Fishtën, profesor?T’ju them të drejtën ishte një punë shumë e vështirë. Gjuha e tij është e vështirë pasi unë nuk isha mësuar me dialektin e tij dhe, kur fillova, gjeta shumë vështirësi pasi çdo fjalë më është dashur ta kërkoj në fjalor por në fund, u habita, pasi doli një punë shumë e mirë. Tani u bënë 4-5 vjet që e kam përkthyer dhe, kur e lexoj edhe sot “Lahutën e Malcisë” në anglisht, më pëlqen shumë. E di që është një përkthim me cilësi të lartë.Intervista Me intervistë kuptojmë komunikimin mes një njeriu që konsiderohet i rëndësishëm ose interesant dhe një gazetari që ka si qëllim të informojë publikun ose të reklamojë diçka tek ai.Intervista synon të njohë mendimet, qëndrimet, perceptimet, përvojat dhe karakteristikat e të intervistuarit. Intervista mund të jetë: e strukturuar, gjysmë e strukturuar, e lirë.a) INTERVISTA E STRUKTURUAR përbëhet nga pyetje të parapërgatitura që vendosen sipas një rendi logjik. Ajo mund të ngjasojë me një pyetësor të cilit i përgjigjesh me zë, por gjatë kryerjes së saj, ndryshe nga pyetësori, bashkëbiseduesit ndodhen përballë njëri-tjetrit. b) INTERVISTA GJYSMË E STRUKTURUAR: pyetjet e intervistuesit janë të hapura dhe qëllimi i tij është të hetojë sa më shumë që të jetë e mundur një ngjarje, një situatë, një fakt. Renditja e pyetjeve nuk është e ngurtë, si në rastin e intervistës së strukturuar, por ndjek rrjedhën e bisedës, duke iu përshtatur përgjigjeve. Kjo intervistë është më e lirshme dhe origjinale.c) INTERVISTA E LIRË: intervistuesi nuk ka pyetje të parapërgatitura por vetëm një sërë temash, te të cilat do të përqendrojë intervistën. 149
                                
   145   146   147   148   149   150   151   152   153   154   155