Page 152 - Demo
P. 152
STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Intervista e mësipërme u referohet:pikëpamjeve të autorit lidhur me marrëdhënien e Shqipërisë me Kosovën;vështirësive të studiuesit në përkthimin e veprave në gjuhën shqipe;jetës së autorit në Shqipëri dhe perceptimit të realitetit shqiptar;eksperiencës së autorit si studiues dhe përkthyes i shqipes. 2 Nënvizoni informacionet kyçe në përgjigjet e Elsit. Ritregojini ato në mënyrë të përmbledhur.Analizojmë tekstin 3 Intervista e mësipërme është:e strukturuar;gjysmë e strukturuar;me strukturë të lirë. 4 Gjeni në intervistë dy fakte dhe dy opinione të autorit. Mendoni se intervista e mësipërme bazohet më së shumti në fakte apo në opinione? 5 Si i ka vlerësuar Elsi figurat e shquara të letërsisë shqipe? Nënvizoni frazat përkatëse në tekst.Gjuha e tekstit 6 Gjeni tri karakteristika gjuhësore tipike për intervistën. 7 Ç’figurë letrare ka përdorur autori në frazën: Nuk kam shumë dëshirë të dal në dritë… Gjeni dy fraza sinonime me të. 8 Gjuha e kësaj interviste është: korrekte; formale; e drejtpërdrejtë; e detajuar; e qartë.Reflektojmë rreth tekstit 9 Zgjidhni përgjigjen që ju pëlqen më shumë nga intervista e mësipërme. Argumentoni pse. Detyrë Lexoni të plotë intervistën e Robert Elsit dhe përzgjidhni çështjet që ju bëjnë përshtypje. Shtrojini ato si temë diskutimi në klasë.Po shqipja e Migjenit, si ishte profesor?Gjuhë e bukur dhe nuk ishte kaq e vështirë sa Fishta për t’u përkthyer. Kisha fat që ekzistonin edhe përkthime të tjera me të cilat mund të bëja krahasime. Migjeni është një poet që më ka tronditur. Kur kemi parasysh traditat e letërsisë së Rilindjes, me një frymëzim kombëtar, atdhetar, fjalë herë bajate të lavdërimeve kombëtare, Migjeni vjen dhe tregon realitetin e vendit. Ai tregon vuajtjen, varfërinë, urinë, keqtrajtimin e njerëzve, pra realitetin e këtij vendi dhe ky vend është një vend me vuajtje.Po shqipja e Ismail Kadaresë, si është profesor?Kjo për mua është shqipja më e bukur. Unë kënaqem kur lexoj Kadarenë thjesht nga pikëpamja e gjuhës, të lexoj se si i ndërton fjalitë, fjalët që përdor. Është i veçantë dhe ka ndikuar shumë në ecurinë e gjuhës së shkruar.Fragment i shkëputur nga libri me intervista \150

