Page 153 - Demo
P. 153


                                    FjalorKy emën nuk ekziston ndër hartat gjeografike, as ndër ato ma precizet, por asht shumë i njoftun ose do të bahet i njoftun në historinë e vuejtjeve njerzore të shekullit XX. Aty, përveç atyne pallateve rrgostash të përfundueme, vazhdojshin punimet në barakën e fundit: identike si ato të tjerat. Punojshin 4-5 puntorë frikacakë. Njanin e pyetëm:− Si quhet ky vend?− Nuk e dij.Pyetëm tjetrin:− Si quhet ky vend?− Beden.Pyetëm tjetrin:− Si quhet ky vend?− Hajdaraj.− Kryevidh.E kështu me radhë, sa herë që na pyetshin, delshin emra të ndryshëm: Luz i Madh, Luz i Vogël, Hasdushk, Ballaj etj. Mendo tashi cili ishte ky vend me njiqind emna? Koordinatat të dërgojshin dhjetë minuta larg Shkumbinit, aty ku ai bante nji kthesë rranxë nji kodre të zhuritun, dhjetë minuta larg njajë kënete në të cilën punojshim nga 20 m. Banorët kryesorë: ushujzatdhe bretkosat, ndërsa mushkajat nuk kishin kufij se kishin liri të plotë mbasi mujshin me fluturue, por dishiri i tyne, i pangopshëm për gjak, i sillte gjithmonë aty përmbi ne. Ata të cilët e njifshin mirë gjeografinë e vendit thojshin se përkarshi, po të kalohej Shkumbini, ishin katundet Sulzotaj edhe Shna Premte. Ditë e zezë! Kur nuk din as emnin e vendit ku jeton!N’e nesret filluem punën jo fort larg kampit. Puna e parë ishte për t’u zhdukë nji kodrinë e vogël në breg të Shkumbinit, e cila pengonte rrjedhjen KAMPI I BEDENITPara leximitKjo pjesë është shkëputur nga libri me kujtime personale “Rrno vetëm për me tregue”, i At Zef Pllumit, i botuar së pari në Tiranë në vitin 1995. Kjo vepër me kujtime që kapin një shtrirje kohore të gjatë, i ngjan një sage të gjithë periudhës së komunizmit, që nga lindja deri në shembjen e tij, dhe ka një mision tejet fisnik e të lëvdueshëm. Vepra qëndron si përmendore në dobi jo vetëm të së vërtetës, por dhe të ripërtëritjes shpirtërore të shqiptarëve, nëpërmjet përcjelljes së mesazheve të lirisë dhe paqes. Fragmenti i mëposhtëm sjell kujtimet nga jeta e vështirë në një kamp të burgosurish.Zef Pllumi (Mali i Rencit, 1924 - Romë, 2007) ka qenë një frat françeskan, publicist e shkrimtar. Në vitin 1967 u arrestua nga regjimi komunist dhe për 23 vjet vuajti dënimin në burgje dhe kampe të ndryshme të vendit. Me rënien e diktaturës, ai fitoi lirinë dhe iu kushtua me pasion dijes dhe kulturës, duke dhënë kontribute të shumta në fushën e botimeve. Ai shkroi dhe botoi trilogjinë e tij me kujtime “Rrno vetëm për me tregue”, një vepër me të cilën fitoi çmimin “Penda e Artë”, akorduar nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë. Kjo vepër u përkthye edhe në anglisht dhe në italisht. Nga veprat e tij, përmendim edhe: “Saga e fëmijnisë”, “Histori kurrë e shkrueme”, “Françeskanët e mëdhaj”. At Zef Pllumi është dekoruar me Urdhrin “Nderi i Kombit”, duke u vlerësuar si “përfaqësues i pasurisë kulturore e njerëzore, si një institucion i vërtetë, që u rezistoi regjimeve dhe kohërave më të vështira dhe si simbol i qytetarit të lirë, vizioni i të cilit frymëzohet nga vlerat evropiane”. preciz – këtu: i saktë.rranxë – rrëzë.ushujzë – ushunjëz (krimb parazitar i ujërave të ëmbla, me trup unazor shumë të zhdërvjellët, që ushqehet me gjakun e kafshëve të ndryshme).mushkaja – mushkonja.151
                                
   147   148   149   150   151   152   153   154   155   156   157