Page 154 - Demo
P. 154
Libra me kujtimeFjalore ujnave të ultësinës. Dheu gërmohej me kazma e lopata, transportohej me karroca druni dore: karrocat ishin punue si ato më primitive të historisë së njerzimit: me rrotë druni, peshonte ma shumë karroca sesa dheu që hidhej mbrendë. Policët aty me shkop, sa herë që pengohej trafiku, sillshin mbi shpina njerzish të kthyem në kafshë pune. Vetëm n’atë moment e kuptova kjartë se si ishin punue piramidat e Egjiptit. Aty pashë se në kohën skllavopronare ishin formue klasat. Brigadjerët, komandantat e kompanive, spiujt e xhelatët, disa ishin të plotfuqishëm dhe tjerët me kompetenca të mëdha. Atëherë un mbrrijta me kuptue shumë rregullore e ligje ushtarake ku jeta e nji mushke vlersohej e barabartë me atë të pesë njerzve. Njeriu nuk ishte ma njeri, por vetëm nji vegël pune, nji mjet prodhimi.Aty në krye rreshtoheshin: komandanti e nënkomandanti i kampit, inxhinieri, brigadier i burgosun, komandanti i kompanisë dhe xhelatët policë e të burgosun. Ata rrijshin aty mbi ne, ndërsa na do të punojshim në sistem zinxhir. Katër me kazma gërmojshin dheun, dy me lopata e largojshin dheun 3 m larg e dy të tjerë ngarkojshin karrocat e drunit, të cilat e trasportojshin larg 100 metër dheun e nxjerrun. N’atë çast që ky zinxhir nuk lëvizte, aty luente shkopi, dajaku, bishti i lopatës. Kjo ishte norma që secilit të burgosun i takonin për hise: 4 m gërmim. Secila brigadë kishte rojen e vet ushtarake, brigadierin e tre ose katër komandanta kompanie dhe nji teknik gjeometër, të gjithë të burgosun. Përveç komandantit, që kishte kompetenca të mëdha, ata tjerët ishin ma tepër për formalitet, ndërsa ishin disa tjerë të burgosun skutha, që ata vetë punojshin pak, por që rrahshin të burgosunt e tjerë gjatë punës dhe mandej me ndërhymje të brigadierit merrshin dy lugë te kazani i asaj gjelle të shplame: për ne, ata ishin edhe ma tmerr se polici. Ishin ata që edhe mbasi kryente orari 8-orësh i punës, bërtitshin me të madhe: për nderë të shokut Stalin të bajmë edhe nji gjysë ore sulm pune!” Ajo gjysë ore ishte e tërbueme. Komandantët, rojet, brigadierat etj., rrijshin të gjithë të tensionuem për mos me lanë asnji sekond në pushim lopatat, belat e kazmat që valëviteshin me tërbim. Porsa mbaronte ajo gjysë ore, ndigjohej thirrja tjetër: “Për nderë të shokut Tito, nji gjysë ore sulm vullnetar!”Na kthejshin në kamp të dërrmuem, rreshtoheshim në oborrin e madh para barakë-kuzhinës ku na pritshin kazanat e atij langut të hollë…kompetencë – këtu: funksion, detyrë.hise – pjesa që i bie dikujt, kur ndahet një e tërë.skuth – ai që i fsheh veprimet e qëllimet e veta dhe që paraqitet ndryshe nga ç’është në të vërtetë.Librat me kujtime në thelb kanë mbledhjen dhe rrëfimin e kujtimeve të një protagonisti. Tema e një libri të tillë mund të jenë kujtimet e jetës së një individi, nëpërmjet së cilës mund të përshkruhen në mënyrë të tërthortë edhe periudha të caktuara ose ngjarje themelore në historinë e një populli.Kujtimet ngjajnë me autobiografinë, por në të vërtetë janë dy lloje tekstesh të ndryshme. Autobiografia zakonisht na ofrohet nga një figurë e shquar (historike, letrare, shkencore etj.), ndërsa kujtimet shkruhen edhe nga individë të zakonshëm, pasi ato janë dëshmia e një epoke, një mjedisi shoqëror, një periudhe historike etj. 152

