Page 155 - Demo
P. 155
STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Lexoni tekstin dhe vendosni shenjën , kur pohimet e mëposhtme lidhen me përmbajtjen e tij.Autori përcakton me saktësi vendin e ngjarjes.Autori rrëfen kujtimet nga jeta e tij e vështirë në një kamp të burgosurish.Rrëfimi i autorit përfshin fakte dhe ngjarje të vërteta nga jeta e tij.Rrëfimi i autorit ndërthuret me përshkrimin.Rrëfimi i autorit përmban argumente.Rrëfehet në vetën e parë dhe autori është pjesëmarrës në ngjarje.Analizojmë tekstin 2 Shkruani dy karakteristika të tekstit rrëfimtar që dalloni në këtë rrëfim. 3 Kur përshkruan vendin e rrëfimit, autori shprehet: “…ky vend me njiqind emna…”. Gjeni detaje të tjera që përdor autori për ta paraqitur me vërtetësi atë. Argumentoni nëse ky këndvështrim është subjektiv apo objektiv. 4 Vini re dialogun në tekst. Çfarë ju bën përshtypje në replikat mes punëtorëve të kampit?Gjuha e tekstit 5 Nënvizoni fjalët dialektore të përdorura në paragrafin e tretë dhe kthejini ato në gjuhën standarde. (Bëni një tabelë, ku të paraqisni punën tuaj.) 6 Në paragrafët e tekstit, foljet janë në kohën e shkuar. Shpjegoni cili është roli i një përdorimi të tillë.Reflektojmë rreth tekstit 7 Si i kuptoni këta aforizma të At Zef Pllumit:“Kur njeriut t’i mungojë zemra, nuk asht ma njeri.”“Ziliqarit mos i trego as ëndrrën që ke par딓Njerëzit që kafshojnë dorën e atij që i ushqen, zakonisht lëpijnë këpucët e atyre që i godasin…!” 8 Si i kuptoni këto fjalë profetike që meshtari i vjetër, At Marin Sirdani, ia drejton autorit: “Zoti asht i madh. I kjoshim falë atij të lumit që ka krijue vdekjen, se përndryshe njerzit do t’kishin me kenë gjithmonë skllav të tiranve. Edhe kta do t’desin nji ditë e ti duhet të jetojsh vetëm sa me tregue. Kurrgja në mos kjosh i zoti me ba, rrno vetëm për me tregue. A e kupton ç’ka due me t’thanë? Mbaruen të tjerët, mbarojmë na, mbaron dhe ti: të gjithë shkojnë si qeni në rrush po nuk kje dikush me kallxue se si kje puna. Kush të teprojë le të kallxojë!”Cili është efekti që krijojnë frazat e përsëritura? Detyrë Lexoni komente dhe vlerësime rreth kujtimeve të At Zef Pllumit. Diskutoni në klasë rreth tyre, duke lexuar e komentuar edhe shprehje të këtij autori. Gjeni dhe sillni në klasë informacion për periudhën e diktaturës në vendin tonë. Diskutoni në klasë, duke u ndalur edhe në frazat: ”... për nderë të shokut Stalin të bajmë edhe nji gjysë ore sulm pune!”; ”Për nderë të shokut Tito, nji gjysë ore sulm vullnetar!”.153

