Page 156 - Demo
P. 156


                                    Flasim DEMOKRACIA DHE TË RINJTË1 Fragmentet e mëposhtme janë shkëputur nga përmbledhja me ese \për mua\Komentoni fragmentet duke u dhënë përgjigje pyetjeve anash. Shtoni nga një pyetje tjetër për secilin fragment.Demokracia nuk garanton barazinë e kushteve, por barazinë e mundësive. Demokraci për mua do të thotë mungesë e krimit dhe e dhunës. Janë dy faktorë që dëmtojnë rëndë shoqërinë.Një shtet i organizuar duhet t’i kufizojë dhe t’i ketë nën kontroll këto ngjarje të padëshirueshme duke mos hapur më plagë në shoqëri.Demokraci për mua do të thotë drejtësi, ku gjithçka gjykohet sipas ligjeve demokratike, ku çdo njeri merr meritën e vet. Të studiojë aty ku do, të jetojë në vendin që pëlqen dhe ashtu siç dëshiron.Për ç’arsye mungesa e krimit dhe e dhunës barazohen me demokracinë? Pyetja juaj Demokracia është qeverisje nga populli, qeverisje e drejtë, qeverisje në të mirë të popullit, qeverisje që sjell zhvillim, qeverisje që nxit vlerat, qeverisje që i jep mundësi të barabarta çdo qytetari.Pse demokracia barazohet me qeverisjen nga populli? Pyetja juaj Nocioni demokraci ka të bëjë me këto pika: sovranitet i popullit, pushtet i shumicës, respektim i të drejtave të pakicës, barazi përpara ligjit dhe zbatim i ligjit, pluralizëm, tolerancë, bashkëpunim dhe kompromis. Çdo individ i kësaj shoqërie nuk mund të kërkojë të drejtat e tij, pa realizuar detyrat e tij, sepse çdo gjë së pari fillon nga vetja, pastaj kërkohet nga të tjerët. Në të kundërt, shteti demokratik nuk ekziston.Cila është lidhja mes të drejtave dhe detyrave në demokraci? Pyetja juaj 154
                                
   150   151   152   153   154   155   156   157   158   159   160