Page 157 - Demo
P. 157


                                    E drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur shihet çdo ditë, pasi fushata zgjedhore çuditërisht, ndoshta pa të drejtë, përfshin edhe moshën tonë. Shoh mitingjet e partive të shumta politike, fotot e retushuara të kandidatëve për deputetë që mbulojnë faqet e mureve me suva të prishura. Shikoj Kukësin të mbushur me njerëz, shoh lëvizje makinash të mbuluara me foto, shoh tabela partish të mbushura me numra.Pse autori thotë se e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur shihet çdo ditë? Me çfarë situate lidhet kjo? Pyetja juaj Së pari, demokracia është histori. Madje do të thosha se demokracia është histori njerëzore më tepër sesa politike. Si çdo dukuri tjetër njerëzore, edhe ajo ka lindjen dhe zhvillimin e saj (për fat të mirë, ende nuk e kemi parë fundin). Lindi në Greqinë e Lashtë, në qytet-shtetin e Athinës, u ngrit lart nga pionierët e demokracisë: Sokrati, Platoni, Aristoteli etj., në shekullin V pr.K.Si e kuptoni thënien se demokracia është më shumë histori sesa politikë? Pyetja juaj Demokracia është përgjegjësi... demokracia funksionon si një bashkëpunim i vazhdueshëm mes qeverisë dhe të qeverisurve, por edhe midis vetë të qeverisurve… Kështu është e ndërtuar demokracia: një e drejtë, një detyrë.Si funksionon demokracia? Pyetja juaj Shkruani edhe ju komentin tuaj për demokracinë.2 Zhvilloni një diskutim në lidhje me çështje të kuptimit dhe zbatimit të demokracisë në klasën, shkollën dhe komunitetin ku jetoni.3 Jepni propozime konkrete, të cilat mendoni se do ta përmirësonin dhe forconin demokracinë në klasë, familje e komunitet.155
                                
   151   152   153   154   155   156   157   158   159   160   161