Page 158 - Demo
P. 158


                                    2 Teksti shpjegues-informuesShkencëtarët paraqitën për herë të parë një specie të paraardhësit të njeriut, e cila mund të jetë hallka e munguar në zinxhirin e evolucionit njerëzor. Kjo specie u paraqit gjatë një ceremonie, e cila u zhvillua në “Burimin e Njerëzimit”në Maropeng, rreth 40 kilometra larg Johanesburgut. Fosilet, të cilat i përkasin një mashkulli dhe një femre të rritur, të shtyjnë të mendosh se specia e porsazbuluar, e quajtur Australopitekus Sediba, ecte duke e mbajtur trupin drejt, si dhe kishte një sërë ngjashmërish fizike me speciet e mëvonshme të njohura si Homo, paraardhës të njeriut. Kreu i ekipit kërkimor, profesor Li Berger, nga Universiteti Uituotersrend, tha se ky ishte një zbulim me të vërtetë tronditës. “Këta homonidë të cilët kanë jetuar 1,9 milionë vjet më parë janë në gjendje jashtëzakonisht të mirë. Ata kanë jetuar në të njëjtën kohë; madje kanë vdekur në të njëjtën kohë. Kur them këtë nuk nënkuptoj domethënien e zakonshme të terminologjisë së arkeologëve. Ata kanë vdekur pak minuta, orë, ditë ose e shumta javë nga njëri-tjetri. Ata duhet ta kenë njohur njëritjetrin, duhet të jenë parë sy më sy, madje mund të kenë qenë të lidhur.”Ç’është më e rëndësishmja, ata përfaqësojnë një specie deri më sot të panjohur të paraardhësve të njeriut. Shkencëtarët besojnë se specia paraardhëse e njeriut, e njohur si Homo, u zhvillua nga specia Australopitekus rreth dy milionë vjet më parë. Berger tha se kjo specie kishte krahë të gjatë, si majmun, duar të shkurtra të fuqishme, një legen tepër të zhvilluar e këmbë të gjata në gjendje të ecnin ose edhe të vraponin si njeri.Presidenti i Afrikës së Jugut, Kgalema Motlanthe, tha se ky zbulim ishte një ndër provat e shumta që tregojnë se raca njerëzore e ka zanafillën në kontinentin afrikan. “Fëmija Taung, Zonja Ples e Këmbë Vogli janë vetëm disa ndër fosilet e shumta homonoide të gjetura në vendin tonë, ndaj duket qartë se ky vend ka qenë zanafilla e racës njerëzore.” Motlanthe tha se Afrika duhet të shihej si “toka e re” përsa i përkiste zbulimit të fosileve. “Lajmi i sotëm duhet të shihet si sinjal pozitiv për zbulime të mëtejshme, të cilat i japin një rol të ri vendit tonë në historinë e njerëzimit.”(marrë nga shtypi)HALLKA E MUNGUAR NË ZINXHIRIN E EVOLUCIONITTeksti shpjegues-informuesTeksti shpjegues-informues është një tekst që paraqet informacione, data dhe lajme, duke i shpjeguar në mënyrë të qartë dhe korrekte. Çdo paragraf i tij përmban informacione të reja dhe shpesh shoqërohet me ilustrime grafike, si: fotografi, skica, harta, grafikë etj. Informacioni përcillet te lexuesi në forma të ndryshme komunikimi, si nëpërmjet mediave të shkruara dhe atyre televizive, enciklopedive, artikujve, gazetave etj. Informacioni mund të jepet në formë të folur ose të shkruar: leksionet (e dëgjuara), lajmet, artikujt, njoftimet, memot, broshurat, fletëpalosjet, CV-të, vërtetimet, kërkesat, raportet vjetore, procesverbalet, relacionet, letrat zyrtare, njoftimet, ftesat, shpalljet, telegramet, etiketat, biografitë etj. Në këtë lloj teksti përdoret gjuha standarde. Leksiku përmban fjalë teknike, sipas fushës për të cilën bën fjalë teksti. Nuk përdoret gjuha figurative. Teksti ndërtohet nëpërmjet një gjuhe korrekte dhe objektive. Rendi i gjymtyrëve në fjali është kryesisht ai i zakonshmi. Foljet përdoren kryesisht në kohën e tashme për informacione të reja, por natyrisht ato janë në kohët e shkuara për informacionet që vijnë nga e kaluara.PEMA E FAMILJES HOMINIDEFOSILE5 milionë vjet më parëAustralopithecus ramidusAustralopithecus afarensisAustralopithecus africanusAustralopithecus sedibaHomo habilisNeanderthalsNjeriu i sotëm4 3 2 1DORAKYÇI I KËMBËSLEGENIKAFKAHomo erectus156
                                
   152   153   154   155   156   157   158   159   160   161   162