Page 16 - Demo
P. 16


                                    FjalorNjeni s’kishte te shpia veç nji nanë e nji grue. Tue qenë në nevojë të madhe, ndau mendjen me dalë e me qarue në botë.Kërko, kërko e kërko, u vendos rrogëtar te nji zotni. Mbas tri vjetësh lypi me u nda e priti me marrë hakun.– A do, – po i thotë zotnia, – tre grosh të hallallit, a treqind grosh të haramit?Mendoi nji herë e tha:– Jooo, ma mirë po marr tre grosh të hallallit.Merr ato pare e vehet për rrugë. E ze nata në nji katund e hyn në nji shtëpi për me bujtë. Aty kishte pasë qenë nji plak njëqind vjeç, që rrinte buzë votrës me krye ulët pa baza.– A flet ky plak? – pyeti djali.– Në të rrallë, – i përgjegjin. – Ky flet fjalë e grosh.– Qe nji grosh! – ia pret djali, tu e lëshue groshin në votër, – por, plak, folma nji fjalë!Plaku çoi kryet e tha:– Robin e Zotit kurrë mos e shaj!I pëlqeu djalit ky këshill, nxuer groshin tjetër e ia vu para plakut e i tha:– Merre edhe këtë grosh, por folma edhe nji fjalë.Plaku foli së dyti e tha: – Ujit turbull mos i bje!“Fikë se fikë, – mendoi djali, – po ia jap edhe këtë groshin tjetër.”– Folë, plak, – i tha, – edhe nji fjalë. – Qe groshin, se po çohem.– Idhnimin e mramjes, – tha plaku, – lene për në mjes e idhnimin e mjesit lene për në mramje.Bujti atë natë te ai konak e të nesërmen u fal me ata të shpisë e me plakun e u vu për rrugë, tue i blue me mend fjalët e plakut. Në nji shej vendit po del në nji log plot zall. Në midis të atij logu ishte grumbullue popull i madh përreth nji pusi. Avitet edhe ky e pyet se çka kishte ndodhë.– Na ka shterrë uji, – ia pret njeni, – e s’dijmë çka na e ka marrë. Puna asht që, sa vetë shtijmë në këtë pus, të gjithë i nxjerrim pa krena.– Hyj vetë, – u thotë djali.– Po ti po merr në qafë veten, se vështirë se del shëndoshë.– Ç’po keni ju?! – u thotë ai. – Gjaku ju qoftë falë.S’e çuen ma gjatë, por e lidhën me litar e e ulën poshtë.Aty gjetën ujë sa deti, që rridhte me furi, e ndër dy anët sheh dy sende të ndritshme si dy gra; njena krejt e bardhë e tjetra krejt e zezë.– Cila asht ma e mirë? – e pyet e zeza.FJALË E GROSHPara leximitCili është vendimi më i rëndësishëm që keni marrë deri tani? Si u siguruat që ishte i duhuri? Pjesa e mëposhtme “Fjalë e grosh” është një përrallë popullore shqiptare. Ajo tregon se si në momente të caktuara mund të përballesh me situata, në të cilat duhet të marrësh vendime që përcaktojnë gjithë jetën tënde. Djaloshit të përrallës sonë nuk i mungon as guximi, as dëshira për punë, është edhe njeri i ndershëm, por ajo që e bën të lumtur në fund është mençuria në marrjen e vendimeve. grosh – emri i monedhës që përdorej dikur, që kishte një vlerë shumë të vogël; qindarkë.me qarue – këtu: dal për të fituar.hak – shpërblim a pagesë e merituar për punën e kryer.hallall – diçka e merituar ose e drejtë.haram – diçka e padrejtë, e pamerituar. me bujtë – kaloj natën ose disa ditë diku. robin – këtu: njeriun. fikë se fikë – i marrë fund se i marrë fund.konak – dhoma ku qëndrojnë njerëzit, dhoma e zjarrit.u fal me ata të shpisë – u përshëndet, u nda me ata të shtëpisë.shej – shenjë.log – shesh i vogël i pjerrët, shesh lufte, dyluftimi.shterr – këtu: është ndërprerë.krena – këtu: kokat. 14
                                
   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20