Page 160 - Demo
P. 160
FjalorZOGJTËAkrobatë, prijës dhe anëtarë të thjeshtë: ja rregullat e një tufeNjë tufë zogjsh në fluturim kryen akrobaci pa pasur nevojë për urdhrat e një prijësi, duke ndërruar drejtim papritur e papandehur, duke u ndarë në dysh pa e humbur orientimin, apo duke u ulur në tokë pak sekonda për t’i shpëtuar një grabitqari. Se si është e mundur që një sistem shumë i ndërlikuar i mijëra individëve vetëm pak centimetra larg njëri-tjetrit arrin të veprojë si një njeri i vetëm, duke ndryshuar drejtim, dendësi dhe lartësi brenda pak çastesh, është një mister që ngjall kureshtjen jo vetëm të etologëve, por edhe të fizikanëve. Ja përse një grup studiuesish të universitetit të Budapestit ka nisur të hetojë dinamikat e një tufe pëllumbash në fluturim, duke iu lidhur në shpinë një GPS të vogël, 16 gramë, dhe duke mbajtur shënim ndryshimet e kursit të fluturimit plot 5 herë në sekondë.Studimi hungarez botohet sot nga revista shkencore Nature. Rregulla e sjelljes së përgjithshme të një tufe është se pjesëtari i tufës që ndodhet pas, ndjek atë që ka përpara. Sistemi duket tej mase hierarkik. “E megjithatë, hierarkitë janë të ndryshueshme dhe roli i çdo zogu të veçantë mund të ndryshojë pareshtur”, − shpjegon Dora Biro, studiuese në Universitetin e Oksfordit, që ka marrë pjesë në studim. “Ky sistem i ndërkëmbyeshëm prijësish dhe vartësish, në të cilin edhe hierarkitë më të ulëta kanë peshën e tyre dhe mund të japin ndihmesë, përbën një sistem shumë efikas për të marrë vendime.”Të joshur nga shfaqja e tufave të zogjve që përvijojnë figura të çuditshme në qiellin e Romës, edhe fizikanët e universitetit La Sapienzaiu përkushtuan studimit të zogjve. “Çdo mbrëmje, plot tre dimra rresht, etolog − studiues që merret me studimin e sjelljeve të kafshëve.dinamikë − lëvizjet e trupave.hierarki − këtu: rendi i përgjegjësive, nga më të ulëtat deri në më të lartat.158

