Page 161 - Demo
P. 161


                                    Fjaloru ngjitëm në çatinë e muzeut të Pallatit Massimo dhe fotografuam formacionet e tufave të zogjve”, − shpjegon Andrea Kavanja, fizikan i Institutit të Sistemeve Komplekse të Këshillit Kombëtar të Studimeve dhe anëtar i projektit evropian Superflag, që ka marrë financime nga Bashkimi Evropian dhe ka përfshirë punën e shtatë instituteve evropiane të fizikës. Pasi u shkrepën mijëra fotografi të zogjve në fluturim, studiuesit ndërtuan me shumë durim, në tre përmasa, ndryshimin e formës, drejtimit dhe dendësisë së tufave. Studimi i tyre rreth formës kaleiodoskopike të fluturimit të zogjve romanë është botuar në vitin 2008, në gazetën zyrtare të Akademisë Kombëtare të Shkencave të ShBA-së.“Në tufat shumë të mëdha, që grupojnë deri në dhjetë mijë individë, prishet çdo lloj sistemi udhëheqjeje”, − shpjegon Kavanja. Edhe rregulla e ndjekjes së atij që ke përpara nuk bën punë. E megjithatë, grupet e zogjve arrijnë të vizatojnë në qiell forma që ndryshojnë sekondë pas sekonde pa e humbur kompaktësinë, pa ndryshuar pozicionin ndaj shokëve dhe për më tepër pa u përplasur me njëri-tjetrin. “Çdo tufë, – shpjegon fizikani roman, – merr si referim një grup të vogël individësh të tjerë, përgjithësisht gjashtë ose shtatë, jo domosdoshmërish pranë tij. I mjafton të lëvizë në unison me ta për t’u bërë pjesë e një grupi unik. Krijohet kështu një sistem kontrolli i shpërndarë, ku mjafton të ndjekësh rregulla të thjeshta për të arritur një lëvizje kolektive shumë komplekse”.Të heqësh një paralele midis shoqërisë së njerëzve dhe tufave të zogjve është një objektiv që shkon përtej synimeve të kërkuesve. “Po merremi me studimin se si mund të udhëheqim një grup mikrorobotësh. Duke marrë shkas nga sjellja e vetorganizuar e zogjve, në vend të një kontrolli të centralizuar, mund të gjendet zgjidhja më frytdhënëse për të ruajtur koordinimin e lëvizjeve të një grupi robotësh të vegjël fluturues”. Një grup tjetër fizikanësh në Romë, i kryesuar nga Irene Xhardina, ka marrë një financim nga Instituti Italian i Teknologjisë në Gjenovë. “Por këtë herë s’do të merremi me zogjtë, do të ndjekim mizat e vogla”, shpjegon Kavanja, që ka filluar të endet me biçikletë fshatrave përreth kryeqytetit në kërkim të vendeve të lagështa plot me luzma mizash të vogla. formacion − këtu: mënyra e vendosjes.kaleiodoskopike − këtu: që të befason me pamjen.unison − në mënyrë të njëjtë.të centralizuar − të përqendruar.luzma − tufa.159
                                
   155   156   157   158   159   160   161   162   163   164   165