Page 163 - Demo
P. 163


                                    Shkruajmë SI SHKRUHET NJË CVCurriculum vitae ose CV, siç shkurtohet shpesh, rrjedh nga gjuha latine dhe ka kuptimin “rrjedha e jetës (dhe e studimeve)”. CV-ja është një dokument që hartohet me synimin për të paraqitur formimin personal, në shkollë dhe në punë, të një njeriu.CV-ja zakonisht hartohet kur kërkon një punë. Shpesh, CV-ja është në fakt burimi i parë informues, në bazë të së cilës një punëdhënës, ose një person i ngarkuar prej tij me përzgjedhjen e kandidatëve, vendos nëse do ta shqyrtojë më tej një kandidat për ta punësuar ose për të bashkëpunuar me të.CV-ja mund të jetë e shtypur në letër ose në format elektronik dhe i dërgohet punëdhënësit ose agjencive që kërkojnë punonjës për llogari të palëve të tjera. Ajo është një dokument shumë i rëndësishëm që duhet hartuar me kujdes, në mënyrë që të jetë e thjeshtë dhe të konsultohet shpejt.Karakteristikat Struktura Një CV e hartuar në formë të shkruar përmban informacione të ndryshme, disa prej të cilave janë të detyrueshme, kurse disa të tjera janë me dëshirë.Të dhëna të detyrueshme janë:të dhënat personale, adresa, numri i telefonit;arsimimi;përvoja në punë (përveç rasteve kur kandidati kërkon punë për herë të parë);niveli i njohjes së gjuhëve (përveç gjuhës amtare);niveli i njohjes së programeve të ndryshmeve kompjuterike. Emri ArbriMbiemri ShkëmbiData e lindjes 15.07.1985Adresa Rruga “Myslym Shyri”, Pallati 132/15, TiranëTelefoni 00355689001411Arsimi Universiteti i Tiranës, Fakulteti i MjekësisëPërvoja në punë Mjek i përgjithshëm, Ambulanca e lagjes 5Gjuhë të huaja Anglisht – aftësi shumë të mira si në të shkruar, edhe në të folurItalisht – nivel mesatarFrëngjisht – nivel fillestar Programe kompjuterikeNjohuri shumë të mira të paketës \lundrimin në internet etj.161
                                
   157   158   159   160   161   162   163   164   165   166   167