Page 164 - Demo
P. 164
objektivat në profesion dhe në karrierë (e dhënë veçanërisht e rëndësishme në rastet kur kandidohet për një pozicion që do të ndryshonte në mënyrë domethënëse rrjedhën e karrierës); fotografia (vlen për punët në të cilat imazhi është i rëndësishëm, si për shembull: prezantues/e produktesh);trajnime të ndryshme (tituj dhe certifikata që lidhen me profesionin);veprimtari që nuk lidhen me profesionin, si fjala vjen, hobi të ndryshëm.Të dhëna që jepen me dëshirë janë (sipas fushës profesionale të kandidatit):Objektivat (deri në 2022)Të fitoj konkursin për t’u specializuar në kardiologji dhe të filloj punë në një spital (shtetëror ose privat) si kardiolog.Trajnime Pjesëmarrje në konferenca të ndryshme mjekësore (kombëtare dhe ndërkombëtare)Interesa Leximi, futbolli, gatimi, shëtitjet, notiTë tjera Pëlqej punën në grup.Jam anëtar i Kryqit të Kuq Shqiptar dhe punoj shpesh si vullnetar për t'u ardhur në ndihmë të varfërve dhe të sëmurëve.CV-ja evropiane është një format standard për hartimin e CV-së. Qëllimi i krijimit të këtij formati është favorizimi i lëvizjes së punonjësve brenda Bashkimit Evropian. Ky model CV-je është mjaft i përdorur dhe i përhapur në Evropë, si edhe në vendin tonë. Ai ka një strukturë, sipas së cilës të dhënat ndahen në:të dhëna personale;përvoja profesionale;arsimimi;aftësi të ndryshme personale (p.sh.: gjuhët e huaja); botime të ndryshme;shtojca që kandidati mendon se duhen përfshirë.CV-ja evropianeCV-ja në formë videojeCV-ja në formë videoje zakonisht krijohet në formën e një videoprezantimi, duke përshkruar aftësitë kryesore të kandidatit. Kur krijoni një CV në formë videoje:filloni me prezantimin e vetes;renditni aftësitë profesionale dhe argumentoni se përse duhet t’ju përzgjedhin për këtë vend pune;vishuni në mënyrë të përshtatshme, në përputhje me pozicionin e punës që kërkoni; flisni me siguri, as shumë ngadalë, as shumë shpejt;shihni objektivin, duke imagjinuar se po i flisni një njeriu dhe duke shmangur përqendrimin në pika të tjera apo uljen e syve në mënyrë të vazhdueshme;realizoni një regjistrim as shumë të shkurtër, as shumë të gjatë (nga një deri në tre minuta);në fund, falënderoni atë që do të shohë këtë video.162

