Page 165 - Demo
P. 165
TË DHËNA PERSONALE SHKRUHET I PLOTË EMRI DHE MBIEMRI VENDOSET FOTOGRAFIA Shkruhet adresa e shtëpisë.Shkruhet numri i telefonit. Shkruhet adresa e e-mail-it. Gjinia Shkruhet M ose F.| Datëlindja Shkruhet data.| Nënshtetas Shkruhet nënshtetësia që ka personi. PËRVOJA PROFESIONALE Shkruhen datat e fillimit dhe mbarimit të secilës punë, duke filluar nga më e afërta te më e largëta. Shkruhen emërtimet e pozicioneve të punës dhe institucionet pranë të cilave ka punuar personi. ARSIMIMI AFTËSITË GJUHËSORE BOTIME Shkruhen njëri pas tjetrit vitet kur janë botuar titujt e shënuar përballë.Shkruhen njëri pas tjetrit titujt në të cilët ka kontribuuar personi në fjalë, si dhe rolet e tij në këto botime (për shembull: përkthyes; autor; bashkautor; redaktor shkencor; redaktor letrar etj.).SHTOJCA Materiale që konsiderohen të rëndësishme për një shqyrtim të plotë të CV-së. Shkruhen vitet gjatë të cilave ka kryer secilën etapë të arsimimit, duke filluar nga ato që janë më afër në kohë tek ato më të largëtat.Shkruhen titujt e diplomave/ specializimeve/ kurseve profesionale etj., si dhe institucionet arsimore që i kanë lëshuar ato. Gjuha amtare Shqipja Gjuhë të tjera TË KUPTUARIT TË FOLURIT TË SHKRUARIT Shkruhen njëra pas tjetrës gjuhët e huaja që zotëron.Shënohet niveli për secilën gjuhë.Nivelet: A1/2 - Përdorues i nivelit të ulët; B1/2 - Përdorues i nivelit mesatar; C1/2 - Përdorues i nivelit të lartë 1 Parashikoni se si mund të jetë e ardhmja juaj pas 15 vjetësh. Hartoni një CV evropiane sipas parashikimeve që do të bëni.2 Në bazë të informacioneve me të cilat plotësuat CV-në e ushtrimit 1, hartoni një tekst të shkurtër në bazë të të cilit mund të realizoni një CV në formë videoje. Lexojeni atë dhe matni kohën që ju nevojitet për të përfunduar prezantimin tuaj. CV-ja evropiane163

