Page 166 - Demo
P. 166
FjalorI. Kur qëlloni të shkruani gjësendi, qoftë një biblh’ e madhe a një artikull pesë-gjashtë radhësh, e para nevojë është të dini mirë ç’doni të dëfteni. Se shumë herë këndojmë të shkruara, të cilat s’kanë as mendim, as qëllim dhe, si mbarohen, një pyetje na vjen më buzë: “Mirë, po ç’doli nga kjo?” Para se të zini të shkruani, pra, thuani vetes suaj: “Dale të mendohem mirë ç’dua për të shkruar...”II. Si të vendosni shëndoshë në mend ç’keni për të thënë, kërkoni mënyrën qysh do ta thoni. Duhen në krye ca fjalë, hyrje, të shkurtra dhe për t’u pëlqyer, që të kuptojnë atë hop këndonjëtori “ku fle lepuri”, si thonë toskët dhe që të ëmbëlsohet e t’i ketë ënda të këndojë më poshtë. Se po të jetë hyrja si një gërmadhë, shpejt-shpejt këndonjëtori kthen fletën.III. Pas hyrjes, zini të shfaqni mendimin tuaj, jo përnjëherë, po dalëngadalë, thela-thela, që të gëlltitet më lehtë, që të kuptohet më thellë. Togjet e fjalëve (a frazat) të mos jenë kurrë të veçanta, po të jenë të lidhura njëra me tjetrën; një togfjalësh duhet të pjellë një tjatër më poshtë që të hipnjë këndonjëtori si në një shkallë dhe kur t’i afronjë majës të jetë gati për të kuptuar praponë. Se po të hidhni pa vijë një copë mendim këtu, një copë mendim atje, do të bëhet një çorbë, ku këndonjëtori s’ka për të kuptuar tjatër gjë, përveçëse shkronjëtori nuk di të japë kuptim.IV. Prapoja, duhet, me një mënyrë të ngjeshur e të fortë, të përsëritnjë në fare pak fjalë gjithë mendimet e mësipërme edhe të nxjerrë një fund, i cili është qëllimi i shkronjës.V. Mbani mend dhe ca të tjera të nevojshme: Kur e thatë një gjë njëherë të jetë e mbaruar, mos ma përsëritni më tutje me të tjera fjalë. Gjuha të jetë e qëruar, pa ato fjalë që na i kanë mbjellë magjitë e të huajve; të merret dhe vesh lehtë; prandaj hiqni dorë nga togjtë letrash të gjata, të cilët duhet mjeshtri e madhe për t’i përdorur. Mësoni dhe mirë rregullat e gjuhës shqipe: mos thoni për tregim: “Fshati që u linda”; kjo mënyrë përdorje e fjalës që është turqisht dhe mjaft për të qeshur, në shqipe duhet thënë: “Fshati ku u linda” a “Fshati në të cilin u linda” (E mira e të mirave është të lëshohet 3 Teksti udhëzuesTekstet udhëzueseTekstet udhëzuese kanë si qëllim të udhëzojnë lexuesin hap pas hapi në lidhje me një veprimtari të caktuar. Në funksion të qartësisë së shpjegimit, ato shoqërohen me ilustrime ndihmëse ose me simbole që u referohen, për shembull, pikave të një rregulloreje. Në këto lloj tekstesh përfshihen: nenet e ligjeve, manualet mësimore, recetat e gatimit, rregulloret e ndryshme etj. Gjuha e përdorur në to është formale, me fjalë dhe terma teknikë. Fjalitë janë kryesisht me bashkërenditje, por zënë vend edhe ato me nënrenditje, p.sh.: shkakore, kushtore. Për të dhënë udhëzimet dhe shpjegimet rreth tyre, përdoren fraza të tilla, si: së pari, pastaj, ndërkohë, derisa, si rezultat, për rrjedhojë, nga ana tjetër, duke e krahasuar me etj. Foljet përdoren në mënyrën urdhërore, lidhore, si dhe në dëftore. Ato janë në kohën e tashme, të formës veprore ose joveprore.CA KËSHILLA MBI ARTIN E SHKRIMITkëndonjëtori – lexuesi.prapo – mbyllje.shkronjëtori – shkrimtari.164

