Page 167 - Demo
P. 167


                                     STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Lexoni tekstin dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.Cili është kriteri i parë i domosdoshëm që një shkrim të jetë i realizuar?Çfarë roli ka hyrja në një shkrim?Si duhet të shfaqet mendimi gjatë zhvillimit të shkrimit dhe pse?Po mbyllja, si duhet të formulohet?A sugjerohet përdorimi i frazave të gjata në shprehjen e mendimeve gjatë të shkruarit? Po. Pse? Jo. Pse?A udhëzohet shkruesi të rilexojë krijimin e tij? Pse?Cili është roli i njohjes së mirë të gjuhës në një shkrim?Analizojmë tekstin 2 Si është i organizuar ky tekst? Shëno me .Në të tregohet se si dhe pse ndodh një dukuri.Ndërtohet me paragrafë të veçantë, që paraqesin hapa të ndryshëm të dukurisë.Udhëzon hap pas hapi lexuesin rreth një teme.Jep këshilla hap pas hapi rreth funksionimit të një pajisjeje. 3 Dalloni paragrafin në të cilin autori:përdor humor; shpjegon; kritikon. Gjuha e tekstit 4 Në cilin dialekt shkruan Konica? Nga e kuptoni këtë? 5 Nënvizoni fjalët dialektore në paragrafin e tretë, zëvendësojini ato dhe tregoni efektin që sjell ky ndryshim për lexuesit. 6 Çfarë ju bën përshtypje në ndërtimin sintaksor të kësaj fjalie?Para se të zini të shkruani, pra, thuani vetes suaj: “Dale të mendohem mirë ç’dua për të shkruar...”. 7 Rishpreheni fjalinë e mësipërme, duke ruajtur idenë e autorit dhe duke e shndërruar atë në ligjëratë të zhdrejtë. 8 Cili është kuptimi leksikor i përdorimit të fjalës me shkronja të zeza në frazën e dhënë: “...këndojeni dhe ndreqeni shumë herë që të bjerë në vesh çdo tok letrash si një copë muzike.”Interpretojmë tekstin 9 Përmblidhni secilin prej paragrafëve udhëzues në një fjali të vetme, e cila duhet të përmbajë idenë kyçe. 10 Interpretoni rolin e paragrafit mbyllës.  11 Ndërtoni një mbyllje tjetër nga ajo e autorit. 12 Sipas jush, çfarë e bën një shkrim eseistik të arrirë? Formuloni pesë këshilla për të arritur këtë qëllim. Detyrë  Shkruani një tekst me të paktën pesë udhëzime, me temë: “Si të shkruajmë një ese me pesë paragrafë”. Ndiqni hap pas hapi logjikën e zhvillimit të tekstit me udhëzime dhe renditini veprimet sipas kësaj logjike.mënjanë fjala “që”, përdorja e së cilës për shumë shqiptarë është mjaft e rëndë).VI. Në fund, kur shkruani një gjë, këndojeni dhe ndreqeni shumë herë që të bjerë në vesh çdo tok letrash si një copë muzike.Faik Konica165
                                
   161   162   163   164   165   166   167   168   169   170   171