Page 168 - Demo
P. 168


                                    Shkruaj emrat e tre njerëzve që i admiron e që mendon se mund të jenë udhërrëfyes të përshtatshëm për ty. Zgjidh persona që i njeh ose që ke mundësi t’i njohësh. Gjatë katër javëve në vazhdim, cakto një takim për të intervistuar secilin prej tyre. Përpiqu ta arrish këtë në çdo mënyrë: merri shpesh në telefon, shkruaju një letër, dërgoju një e-mail, ndali në rrugë për të lënë një takim, ose planifiko një bisedë në telefon. Syno lart! Nëse ke zgjedhur ndonjë drejtues të lartë, por mendon se nuk ka për të të kushtuar asnjëherë kohë, mos u dorëzo. Do të habitesh kur të shohësh sa të gatshëm janë njerëzit nëse u kërkon drejtim apo këshilla. Mendo se sa do të të bëhej qejfi ty vetë, sikur dikush të të thoshte se të respekton dhe se do të donte të dinte për jetën tënde. Le të jemi të sinqertë, të gjithëve na pëlqen të flasim për veten.Më poshtë ke një listë me pyetje që mund t’ia bësh personit që mendon se mund të jetë udhërrëfyesi yt (janë pyetje që mund t’ia bësh edhe vetes). Je i lirë t’i ndryshosh ose të shtosh të tjera nga vetja.1. Kur vendose se ç’do të bëje në jetë?2. A pate ndonjë shenjë të rëndësishme që të bindi se ishe në drejtimin e duhur?3. A të është dashur të bësh ndonjë sakrificë për të arritur këtu ku je?4. A ka ndonjë gjë të rëndësishme që s’e ke bërë ende?5. Çfarë do të doje të kishe ditur, kur ishe në moshë më të vogël?6. Sipas teje, pse në botë ka kaq shumë frikë dhe xhelozi?7. Kë dëgjon më shumë, zemrën apo mendjen?8. A u beson lehtësisht të tjerëve?9. Çfarë të bezdis më shumë?10. Për mendimin tënd, sa e rëndësishme është që të kemi një udhërrëfyes në jetë?11. Sikur tani, në çast, të të jepej një talent, çfarë do të zgjidhje?12. Sa vëmendje u kushton të tjerëve?13. Mendon se ke akoma për të mësuar?14. Cila është mënyra jote e parapëlqyer e komunikimit? Përse?Pasi të kesh mbaruar intervistat, vendos se cilin ose cilët do të zgjedhësh si udhërrëfyes. Pastaj bashkëpuno për të ndërtuar një marrëdhënie me të ose me ta. Bëji pjesë të jetës këta persona dhe kërkoju këshilla e mbështetje. Ata kanë mençuri e gjykim të thellë, por na takon neve t’ua kërkojmë.C. HasslerZGJIDH NJË UDHËRRËFYESShënimKur ndodhemi në një vend të panjohur, me fjalën “udhërrëfyes” kuptojmë njeriun që na tregon se ç’rrugë duhet të marrim ose që na shoqëron dhe na tregon drejtimin e duhur.Kur jemi në faza me rëndësi vendimtare në jetë (fjala vjen në klasë të nëntë, kur duhet të vendosim se çfarë cikli studimesh do të vazhdojmë më tej), ne mund të kemi nevojë për një udhërrëfyes. Në këtë rast, ai ose ajo është njeriu me të cilin këshillohemi në lidhje me vendimet që duhet të marrim, për të arritur synimet tona për të ardhmen. Ky tekst udhëzues na ofron disa sugjerime në lidhje me zgjedhjen e udhërrëfyesit të duhur.166
                                
   162   163   164   165   166   167   168   169   170   171   172