Page 169 - Demo
P. 169


                                     STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Shënoni me ose me  pohimet e mëposhtme.Teksti i mësipërm i udhëzon lexuesit që të ndjekin një udhërrëfyes.Teksti i mësipërm i këshillon lexuesit që të ndjekin një drejtimnë karrierë.Pyetjet e autorit përgjatë tekstit presin përgjigjet e lexuesve.Teksti udhëzon lexuesit se si t’u përgjigjen pyetjeve të drejtuara.Teksti u sugjeron lexuesve disa pyetje ndihmëse.Teksti i mësipërm udhëzon lexuesit për të zgjedhur modelin udhëheqës dhe frymëzues në jetë.Analizojmë tekstin 2 Plotësoni:Në hyrje, autori u sugjeron lexuesve të përqendrohen në tri modele konkrete udhërrëfyese.Gjatë zhvillimit ____________________________________________________________________________________________________________________________________________Në mbyllje ____________________________________________________________________________________________________________________________________________________ 3 Shëno me (mund të zgjedhësh më shumë se një pohim). Ky tekst udhëzues është organizuar:si një ndërthurje e këshillave dhe e udhëzimeve;si një ndërthurje e sugjerimeve dhe e pyetjeve;si një renditje e rregullave për zgjedhjen e një udhërrëfyesi;në bazë të skicave dhe imazheve udhëzuese.Gjuha e tekstit 4 Ndërtoni familjen e fjalës \ 5 Në cilën vetë është shkruar teksti i mësipërm? Provoni ta ktheni atë në numrin shumës. Çfarë efekti do t’i sillte ky ndryshim rrëfimit? 6 Në cilën kohë dhe mënyrë janë përdorur kryesisht foljet e këtij teksti? 7 A përmban fjalë teknike gjuha e tekstit? Ç’tipar të gjuhës së tij tregon kjo? 8 Ç’karakteristikë ka ndërtimi i fjalive nga ana sintaksore?Reflektojmë rreth tekstit 9 Shtoni pesë pyetje të tjera në listën e pyetjeve të tekstit, të cilat doni t’ia drejtoni dikujt që e konsideroni si model për veten tuaj. 10 Cili mendoni se do të ishte një udhërrëfyes ideal për ju: mamaja, babai, mësuesja/i apo një person jashtë rrethit tuaj familjar? Argumentoni përgjigjen. Detyrë:Shkruani dhjetë këshilla drejtuar bashkëmoshatarëve, me temë: “Drejt suksesit!”.167
                                
   163   164   165   166   167   168   169   170   171   172   173